• |
ide | kryesore

Sukses tjetër i Taulant Ballës/ Arreston “Ujkun e Cërrikut”, Rama përshëndet operacionin (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Qeveria shpërndau sot me shpejtësi e pompozitet të fortë një operacion të gjerë policor për arrestimin e shpërndarësve të drogës në disa qytete të vendit. I entuziazmuar ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili e përshëndeti operacionin dhe e prezantoi atë si rritje e forcës goditëse të Policisë së Shtetit. Arrestimi i 233 shpërndarësve të drogës thotë Rama, “është një tjetër provë e ngritjes së luftës kundër krimit të organizuar në një nivel të ri”.

Natyrisht kushdo që shpërndan drogë e shkelë ligjin duhet të përgjigjet, s’ka asnjë dyshim këtu. Por siç ndodh zakonisht me Rilindjen, kur gjërat i bën më shumë për propagandë sesa për të zbatuar ligjin, do të shpëtojnë edhe elementë banalë apo qesharakë.

I tillë ishte edhe episodi kur në pamjet që ka nxjerr Policia e Shtetit shfaqet edhe arrestimi i një personazhi atipik të sjellë në vëmendjen publike kryesisht përmes rrjeteve sociale dhe më pas në studion e Arjan Çanit. Është fjala për atë që njihet me nofkën Ujku i Cërrikut.

Për ta qesharakëzuar akoma më tej operacionin, regjia e propagandës së Taulant Ballës, kishte vendosur që Ujkun e Cërrikut ta shoqëronte me kurorë të improvizuar mbretërore në komisariat, t’i lejonte atij një ulërimë përpara kamerës dhe as të mos i mbulonte fytyrën siç bëri me të arrestuarit e tjerë. Një përpjekje mjerane për lavdi e sukses nga Ministri i Brendshëm, a thua se arrestuan mbretin e kokainës në Shqipëri apo bosë të krimit të organizuar.

Sigurisht vënia në pranga e shpërndarësve të drogës është lajm i mirë, por mbetet një punë gjysmake kur nuk shkohet asnjëherë të bosët e krimit, te ata që kontrollojnë realisht trafikun dhe shpërndarjen e drogës. Çfarë paraqet Edi Rama dhe Taulant Balla janë seria e radhës e një filmi të parë me Rilindjen dhe qasjen e saj me krimin e organizuar.

Taulant Balla është cullak përballë dështimit për të arrestuar miqtë e tij të Rrajave në Fushë Krujë për dhunën barbare ndaj fisit Maja. Që ditën e parë si Ministër i Brendshëm ai dekurajoi Policinë e Shtetit që të mos i afroheshin Rrajave sepse ishin miqtë e tij.

Më pas Prokuroria e Tiranës e “okupuar” nga familja e deputetes së PS-së, Ermonela Felaj, zbuti akuzat për Rrajat. Përballë këtyre fakteve Edi Rama dhe Taulant Balla nuk mund të fshihen dot, sado spaçatorë hashashi të arrestojnë dhe të brohorasin për sukses të Policisë së Shtetit.©LAPSI.al



17 Comments

  1. He mos ja qini nenen, mos kane qene duke bere noj film jo se e kane arrestuar vertet?:) Ca policie e shteti kemi! Kapin nje fakir me te meta mendore dhe bejne shown e radhes, ndersa per nje kriminel qe ka vjedh miliona euro si Amand Josifi, del policia duke e justifiku qe e arrestoi Spanja jo ne.

  2. Shoku, ka vjedhur mbi 2.4 miliard euro! Dhe gjysmat i ka marre vllai i KM plus ka sponsorizuar dhe dashnoren e tij Xhacken!

  3. Ne fakt nuk pritet qe opercioni te mbeshtetej nga Andi Bushati, spaciatoret do rrisin cmimin per Kurven qe ka ne shpi Andi…
    Ujku cerrikut nuk eshte arrestuar nga ky operacjon por per prishje qetesie dhe kundershtim, thjesht kerkoni te njollosni policine….
    Po nuk keni kalamaj dhe nuk degjoni eren e hashashit neper shkolla o njerez???

    1. Bah, te njollosim policine ne???? C’eshte ajo fjale. Po policia jone eshte “policia qe duam”:). O Nard, eren e hashashit shko kerkoi llogari kryeministrit tend sepse ai e beri Shqiperine jeshil dhe tani edhe e legalizoi. Pastaj per policine, me mire mos te flasim sepse ne jane thjesht gestapo te Rilindjes, kriminela me uniforme qe i bejne zbor noj fukarai qe shet qumesht ne trotuar dhe ja marin ne goje noj cubi me foristrade qe parkon tresh:). Ja kjo eshte policia e leshit.

      1. Nuk te kundershtoj dot per keto qe thua o Boss. Po ky lloj portali nuk mbeshtet as ata police te ndershem. Pse???

    2. O Sali o hero Gazment Bardhi shumë të do. Lulit, lotët çurg.pd vendos cilin do kryetar grupi,nuk eshte ps ajo qe e vendos.kuvendi njeh pd e rregjistruar dhe jo foltoren e salihut e gazit gei qe thone jemi ne pd por qe ligji nuk i njeh,dyshja simpatike malok+ gei te krijoje parti te re.

      1. Shume po kerkoni , sikur se dini ju qe shperndaresit kapen , boset paguajne
        dhe rrine ca dite sa te rekrutojne shperndaresit e tjere dhe rifillon proçesi … Policia punon skemi çthemi

    3. Kujt po i shkruan? Nipit të bllokut ? Është bërë si mi gjirizësh . Vetëm kështu ky dhe Shkulla marrin e lëpinë ndonjë kockë që ja japin padronët e tyre

  4. Shume po kerkoni , sikur se dini ju qe shperndaresit kapen , boset paguajne
    dhe rrine ca dite sa te rekrutojne shperndaresit e tjere dhe rifillon proçesi … Policia punon skemi çthemi

  5. Ky tipi, ka 10 vjet qe rrit forcen godidtes. Po vazhdoi keshtu ky per nja 10 vjet do kapi edhe gjithe gangsteret e Amerikes. Vetem Rrajat, Tigrit dhe Amantit i rruajti trapin ky……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *