• |
ide | kryesore

Udhëtonte me skuter, aksidentohet për νdekje 38-vjeçari shqiptar në Itali

Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tezze sul Brenta, në Itali, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar shqiptar.

Mediat e huaja raportojnë se viktima, Altin Lekaj, teksa lëvizte me skuterin e tij është përplasur me një makinë që i vinte përballë. Mësohet se një tjetër automjet e ka përplasur sërish, duke mos e shmangur dot shqiptarin, i cili ndërroi jetë në vend.

Ai jetonte pranë vendit të aksidentit me bashkëshorten e tij, gjithashtu e lindur në Shqipëri dhe tre fëmijët e tyre të mitur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *