• |
ide | kryesore

Ftesat më të bukura të një Fashion Week

F1, Paparazzi



vitet e fundit markat e modës kanë konkuruar për të tërhequr vëmendjen në funksion të eventeve më të pritura të vitit, sfilatat e modës. Në fakt, kohët kur ftesat ishin zarfe të thjeshta që përmbanin një ftesw me orën dhe vendin e ngjarjes kanë kaluar prej kohësh dhe sot, markat e modës fokusojnë gjithçka tek efekti wow dhe rishpërndarja në rrjetet sociale. Për këtë arsye, ftesa luan një rol themelor edhe para shfaqjes aktuale të modës. Të bësh një renditje nga më origjinalet është praktikisht e pamundur, por mund të themi se javët e modës dinë gjithmonë të suprizojnë.

Një shembull i kësaj është ftesa e markws franceze tw rafinuar Jacquemus, e cila i merr të ftuarit “nga goja”, ashtu si dhe makaronat e prera të Fendi-t për pranverë-verë 2021. Rains, nga ana tjetër, luajtën me efektin surprizë dhe për pranverë-verë 2024. Marka dërgoi fletë “magjike” në të cilat informacioni i sfilatës shfaqet vetëm pas kontaktit me ujin. Moschino, nga ana e saj, për vjeshtë-dimër 2015/2016 u dhuroi të gjithë të ftuarve një palë të brendshme me logo, ndërsa Louis Vuitton, në funksion të shfaqjes vjeshtë-dimër 2020, u dërgoi të ftuarve një orë të krijuar për të punuar në drejtim të kundërt.

Megjithatë, për të mësuar datën dhe orën e prezantimit të Gucci Aria pranverë-verë 2021, të ftuarve iu desh të provonin kuize të ndryshme të përfshira në një gazetë ekskluzive… Një ftesë që ishte sigurisht më pak e rëndë se kutia prej druri që përmbante maska ​​e Hermafroditëve, për vjeshtë-dimër 2019. Por është Balenciaga që fiton vendin e parë në renditjen e ftesave të paharrueshme, fillimisht me iPhone-in e prishur të vjeshtës 2022, më pas me faturën shumë të gjatë të pranverës 2022 me tekstin “La Vie En Rose”, dhe në fund me modelin për dimrin 2023.

Ftesa e Jacquemus / PRANVERE-VERË 2023

FTESA E FENDI / FASHION WEEK 2020

FTESA E RAINS / FASHION WEEK 2023

@ideservecouture This fashion show invitation is from a brand called RAINS! #fashionforyou #tiktokfashion #rains #parisfashionweek ♬ original sound – ideservecouture

FTESA E MOSCHINO / FASHION WEEK 2015-2016

FTESA E LOUIS VUITTON / FASHION WEEK 2020

FTESA E BALENCIAGA / FASHION WEEK 2020

©LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *