• |
ide | kryesore

Video/ City kthehet në krye të Premier League me tris në Londër: Brighton turpëron United

-Instant, Sport, Video
City



Java e pestë e Premier League 2023/2024 sheh ende në krye të renditjes Manchester City me pikë të plota. Përfundon 3-1 ndaj West Ham, me golat e Doku, Bernardo Silva dhe Haaland. Turpërohet United me të njëjtin rezultat nga Brighton në Old Trafford. Seaguls tani janë në vendin e katërt me 12 pikë. Tottenham rikthehet mes minutave 98 dhe 100, për të thyer 2-1 Sheffield. Aston Villa përmbys në fund Crystal Palace, ndërsa Fulham mposht Luton 1-0.

Fitore me peshë e skuadrës së Pep Guardiola në transfertë. Dias, Doku dhe Rodri tentuan të përfitonin nga epërsia territoriale e Citizens, por avantazhi ishte i Hammers. Vendasit zhbllokuan ndeshjen në minutën e 36′ me një goditje me kokë të Ward Prowse. Një kundërsulm perfekt, i kurorëzuar pas një asisti të Coufal.

Lexo më tej: Video/ Përmbysje fantastike e Liverpool: 3-1 ndaj Wolverhampton me Gakpo, Robertson e Elliott

Reagimi i të besuarve të Pep Guardiola erdhi pak sekonda pas fillimit të pjesës së dytë. Blerja e re belge mori pasimin e Alvarez dhe shënoi në shtyllën e largët me të djathtën. Argjentinasi goditi shtyllën me një goditje dënimi të bukur pak minuta më pas, ndërsa Haaland sheh t’i mohohet goli nga Areola. Vetëm në minutën e 76′ Bernardo Silva përmbysi rezultatin, duke bërë 2-1 nga fare pranë, në sugjerimin e Julian Alvarez. Në fund erdhi edhe trisi me vulën e pashmangshme të sulmuesit norvegjez. E majta e Haaland vulosi ndeshjen dhe lë kampionët në fuqi me pikë të plota. West Ham, në anën tjetër, mbetet dhjetë pikë prapa në renditje. 15 pikë për City, i ndjekur dy distanca larg nga Tottenham, ende i pamundur, ashtu si Liverpool, po me 13 pikë.

Premier League England

Wolves 1-3 Liverpool
Aston Villa 3-1 Crystal Palace
Fulham 1-0 Luton Town
Manchester United 1-3 Brighton
Tottenham Hotspur 2-1 Sheffield United
West Ham United 1-3 Manchester City



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *