• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Si kaloi nga Shqipëria kamioni me gjysmë ton kanabis në Malin e Zi

Arkiva, Lajme, Të fundit
kamioni



Mediat malazeze kanë dhënë detaje të reja në lidhje me një sasi të madhe kanabisi të zbuluar brenda një kamioni që hyri në vend nga Shqipëria nëpërmjet pikës doganore të Hanit të Hotit. Agjencia e lajmeve “Vijesti” shkruan se operacioni u zhvillua nga policia malazeze dhe Drejtoria e Doganave.

Nga kontrolli i kamionit me targa shqiptare u zbulua 497 kilogramë marijuanë të llojit skunk. Në pranga u vunë shqiptarët Ilirjan dhe Kristi Orhani, 60 dhe 24 vjeç, babë e bir që shoqëronin kamionin. Ata akuzohen për veprat penale prodhim, posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve.

Sipas të njëjtave burime kamioni është vënë nën kontroll në bazë të analizës së riskut, por edhe nga të dhënat e inteligjencës informative. Droga ishte e ndarë në 185 pako dhe ishte fshehur mes paletave të drurit.

Destinacioni i ngarkesës ishte Austria. Kamioni kishte kaluar pa probleme në doganën shqiptare ku edhe ishte vulosur. ©LAPSI.al

Zaplijenjena droga, Foto: UPC droga GP Božaj droga GP Božaj

droga GP Božaj



1 Comment

  1. Shteti i Ramës i kaloi . Doganierë e oficera të kufirit që janë pjesë e organizatës kriminale rilindja. Shtet i kriminalizuar.As në ato vende që njihen për këtë problem nuk është kështu tërësisht i lidhur shteti dhe organizmat e kontrollit dhe sigurisë së tij si në Shqipëri!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *