• |
ide | kryesore

Hugh Jackman shfaqet në publik pas ndarjes nga aktorja

Paparazzi



Hugh Jackman u shfaq në publik një ditë pasi ai dhe gruaja e tij, Deborra-Lee Furness njoftuan se po ndaheshin.

Aktori i Wolverine u pa të shtunën në mëngjes në New York City duke ecur vetëm dhe dukej i zhytur në mendime. Në videon e siguruar nga TMZ, Jackman tha se nuk dëshironte të fliste për Deborra pasi një fotograf e pyeti atë se çfarë po kërkonte ajo pas ndarjes.

Hugh refozoi të përgjigjej por tha:”Është një situatë e vështirë”. Fotografi  ndryshoi temën dhe e pyeti për Deadpool, por ai  u shpreh se nuk mund të fliste për ndonjë projekt në mes të grevës së Hollivudit.

Jackman dhe Furness  lëshuan një deklaratë të përbashkët të premten duke njoftuar se po ndaheshin pas 27 vitesh martesë. “Ne kemi qenë të bekuar të ndajmë pothuajse 3 dekada së bashku si burrë e grua”, thadyshja në një deklaratë të përbashkët për People. “Udhëtimi ynë tani po ndryshon dhe ne kemi vendosur të ndahemi.

“Familja jonë ka qenë dhe do të jetë gjithmonë prioriteti ynë”, vazhdoi deklarata. “Ne e ndërmarrim këtë kapitull të ardhshëm me mirënjohje, dashuri dhe mirësi. E vlerësojmë shumë mirëkuptimin tuaj në respektimin e privatësisë sonë, ndërsa familja jonë kalon këtë tranzicion.” Ata nënshkruan deklaratën “Deb dhe Hugh Jackman” dhe vunë në dukje: “Kjo është deklarata e vetme që secili prej nesh do të bëjë”.

Para këtij njoftimi, Furness gjithashtu u pa e vetme në New York City pa unazën e saj të martesës. Aktorët  u takuan në vitin 1995, kur ata të dy luajtën në serialin australian Corelli. Ata u martuan vitin e ardhshëm dhe mirëpritën Oscar, në vitin 2000 dhe vajzën e tyre, Ava, në 2005./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *