• |
ide | kryesore

Vidhet koleksioni i ri i Balmain

Paparazzi, Slider
Balmain



Dhjetra veshje nga koleksioni i ardhshëm i markës franceze Balmain u vodhën kur një kamion dërgesash u “rrëmbye nga një grup njerëzish”, sipas drejtorit artistik të kompanisë, Olivier Rousteing.

Grabitja e supozuar ndodhi të shtunën, më pak se dy javë përpara se marka të zbulonte modelet e saj të reja në edicionin Pranverë-Verë 2024 të Javës së Modës në Paris.

Në një deklaratë të postuar në Instagram, Rousteing shkroi se “më shumë se 50” nga artikujt e rinj të etiketës ishin vjedhur, ashtu si kamioni që i transportonte ato. Ai tha se incidenti ndodhi teksa rrobat po dërgoheshin nga aeroporti në selinë e kompanisë në qendër të Parisit, megjithëse ai nuk specifikoi se cili aeroport.

Dizajneri francez, i cili ka drejtuar Balmain që nga viti 2011, u informua për vjedhjen nga shoferi i kamionit, të cilin ai e raportoi si “të sigurt”.

“Kjo është kaq e padrejtë,” vazhdoi deklarata e Rousteing, duke shtuar se Balmain dhe furnizuesit e tij do të punojnë “ditë dhe netë” për të ribërë veshjet që mungojnë.

“Ne po bëjmë gjithçka, por kjo është kaq mungesë respekti”, shkroi ai në një mbishkrim shoqërues, duke shtuar: “Të dua ekipi im Balmain dhe ne nuk do të dorëzohemi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *