• |
ide | kryesore

Cindy Crawford kujton intervistën me Oprah Winfey

Arkiva



Cindy Crawford ka reflektuar së fundmi për paraqitjen e saj të parë në The Oprah Winfrey Show në 1986.

Në episodin e parë të serialit të ri të AppleTV+ The Super Models, Crawford kritikoi Oprah Winfrey që e bëri atë të ndihet si një “pronë”. Crawford u shfaq përkrah John Casablancas, përfaqësuesi i modeles në Elite Modeling Agency.

Pasi prezantoi modelen, Winfrey pyeti Casablancas-in: “Ka pasur gjithmonë këtë trup?” Winfrey më pas i kërkoi Crawford-it të “ngrehej në këmbë vetëm një moment”. “Tani kjo është ajo që unë e quaj një trup,” tha Winfrey ndërsa theksoi fjalën “trup”.

Gjithë këto vite më vonë, Crawford po shpreh se si ai moment e bën të ndihet tani. “Unë isha si një pronë apo  fëmijë, që mund të më shihnin por nuk kisha të drejtë të dëgjohesha”, tha Crawford në The Super Models. “Kur e kujtoj sot, Oprah që thotë: “Ngrihu dhe më trego trupin tënd. Na trego pse je i denjë të jesh këtu”. Në moment nuk e kuptoja gabimin, por duke e kujtuar tani them: “Oh, zot. Kjo nuk është normale. Sidomos nga Oprah.”

Pas premierës së The Super Models, intervista e Crawford-it e vitit 1986 në Oprah është hequr që atëherë nga YouTube, ku thuhet se ishte e disponueshme për vite përpara se të dilnin komentet e saj./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *