• |
ide | kryesore

Dezinformimi i mediave me atentatin me 6 të vrarë ne Greqi

Arkiva, Lajme, Të fundit
Greqi



Më 11 shtator 6 persona u ekzekutuan në Greqi brenda një makine. Mediat shqiptare thanë se viktimat ishin shqiptarë. Kjo ishte e pavërtetë.

Atentatin tragjik në Greqi mediat shqiptare e shpërndanë copy-paste nga mediat greke. Sipas televizioneve dhe portaleve, viktimat ishin shqiptarë, pjesë e një grupi kriminal. Shikoni këto tituj lajmesh në mediat shqiptare.


News 24 shkonte edhe më tej duke thënë se edhe agresorët ishin shqiptarë.

Pasditen e 11 shtatorit, ngjarja mbeti për disa orë e paqartë. Në fund konfirmimi erdhi nga autoritetet greke: Viktimat ishin nga Turqia.

Pra mediat shqiptare dezinformuan për disa orë me radhë publikun. Kjo ngjarje nxjerr zbuluar të metat e mediave shqiptare. Nxitimi për të pasqyruar sa më shpejt lajmin shkakton dezinformim masiv të opinionit publik. ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *