• |
ide | kryesore

Gazment Bardhi thirret në Konferencën e kryetarëve si kryetar i grupit të PD

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve që pritet të mbahet këtë të mërkurë në orën 14.30, është ftuar për të qenë i pranishëm Gazment Bardhi. Kujtojmë që në seancën e fundit Parlamentare, Lindita Nikolla lexoi një njoftim ku thuhej se Kryetare e Grupit ishte Flutura Açka.

Por edhe pse është lexuar ky njoftim, Gazment Bardhi është thirrur në mbledhjen ku janë të pranishëm, Kryetarja e Kuvendit, Kryetarët e Grupeve Parlamentare dhe Kryetarët e Komisioneve Parlamentare.

Nëse Kuvendi do njihte Flutura Açkën ai Kryetare e Grupit, atëherë Gazment Bardhi nuk do ishte thirrur në këtë mbledhje, pasi ai nuk ka asnjë funksion tjetër në Kuvendin e Shqipërisë, përveç se si deputet.

Në këtë mbledhje është thirrur edhe Flutura Acka, e cila njihet nga Basha si Kryetare e Grupit Parlamentar. Por prania e saj në ketë mbledhje lidhet me faktin se ajo është Kryetare e Komisionit Parlamentar të Medias.

Lexo më tej: Lufta për grupin e PD/ Bardhi tregon kontaktet me ambasadën e SHBA 



2 Comments

  1. I ka ardhur dita kesaj bjondes prej Rresheni me mesatare 6.5 te tallet me opoziten e shkermoqur nga hallet e non grates.

  2. Non gradën e pamë prej dy vjetësh e më shumë. Një akt kriminal kundër demokracisë e opozitës o i pa emër 14:26. Ku janë provat e komunistëve amerikanë. Askund dhe as një i vetëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *