• |
ide | kryesore

Gjejnë portofolin e Manuel Locatelli dhe e dorëzojnë në Continassa: dy tifozët habisin mesfushorin

-Instant, Sport
Locatelli



Ngjarje e pazakontë e paplanifikuar në Continassa, qendra sportive e Juventus. Mëngjesin e sotëm bardhezinjtë zhvilluan stërvitjen e zakonshme me të ftuar special trajnerin e kombëtares Luciano Spalletti. Dy tifozë të bardhezinjve, të cilët mbërritën direkt nga Grosseto për të ndjekur seancën e ekipit të Max Allegri, gjetën një portofol jashtë JHotel. Ishte portofoli i mesfushorit Manuel Locatelli…

PORTOFOLI I LOCATELLI

Dy tifozët e Juventusit, të ardhur nga Toscana, ndodheshin pranë strukturës së akomodimit në Continassa dhe gjetën portofolin. Ata e dorëzuan menjëherë atë te stafi i hotelit. Më pas recepsionistët zbuluan se artikulli i përkiste mesfushorit Manuel Locatelli dhe e njoftuan menjëherë. Pasi mbërriti për të marrë portofolin e humbur, mesfushori ka falënderuar në mënyrë të veçantë dy tifozët.

Lexo më tej: Vlahovic i ndryshon mendje Juventus: Ristic, menaxheri i serbit, në Torino për rinovimin e kontratës

Padyshim që në portofol kishte para dhe dokumente. E kështu, përveç mirënjohjes ndaj dy tifozëve të ndershëm, Locatelli ka dashur t’u bëjë edhe një dhuratë. Mesfushori u ka premtuar t’u japë të dyve fanellën në shenjë mirënjohjeje. Padyshim një mëngjes për t’u mbajtur mend për dy tifozët e Juventus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *