• |
ide | kryesore

Sërish akuza ndaj Lizzo-s

Paparazzi



Lizzo është paditur sërish për një mjedis pune toksik. Padia vjen më pak se dy muaj pasi tre kërcimtare paditën fituesen e Grammy-t për ngacmim seksual

Në padinë e fundit të siguruar nga Page Six, Asha Daniels, e cila u punësua për të punuar në departamentin e veshjeve të Lizzo-s për turneun e vitit 2023, pretendon se ajo u abuzua verbalisht dhe fizikisht nga menaxherja e saj, Amanda Nomura.

Menaxherja e garderobës supozohet se do i ofendontew punonjëset përfshirë Daniels nëse nuk do të ishte në gjendje të gjente ilaçet e saj, sipas padisë. Nomura dyshohet se iu referua hapur grave të zeza si “memeca”, “të padobishme” dhe “të trasha” – pavarësisht se punonte për Lizzo, e cila është vetë një grua e zezë.

Daniels zbuloi gjithashtu se artistja dhe stafi i kompanisë së prodhimit të këngëtarit “About Damn Time”, Big Grrrl Big Touring, Inc. (BGBT), ishin në dijeni të sjelljes së Nomura-s.

Pas lajmit zëdhënësi i Lizzo-s Stefan Friedman i është pëgjigjur padisë në një deklaratë për Page Six: “Ndërsa Lizzo merr një çmim humanitar sonte nga Black Music Action Coalition për punën e jashtëzakonshme bamirëse që ajo ka bërë për të ngritur lart të gjithë njerëzit, një avokate përpiqet ta sulmojë atë duke rekrutuar dikë për të ngritur një padi false, absurde për marifete publicitare”.

Përveç problemeve të Daniels me Nomura-n, stilistja detajon edhe disa nga sjelljet e tjera të papërshtatshme që dyshohet se kanë ndodhur kur ajo punonte për Lizzo./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *