• |
ide | kryesore

Vrasja e 33-vjeçarit në Shkodër/ Në kërkim autori dhe 4 të tjerë

Lajme, Të fundit



Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja e 33-vjeçarit Valter Fjerza, një natë më parë (21 shtator) në fshatin Hot i Ri në Shkodër.

I gjithë konflikti nisi mes vëllait të viktimës Kolë Fierza dhe autorit të dyshuar të vrasjes.

Debati nisi në një lokal afër banesave lidhur me parkimin duke pretenduar se është bllokuar rruga. Rreth një orë pas këtij debati, konflikti ka vijuar mes viktimës Valter Fierza dhe autorit të dyshuar. Pas debatit autori, që është edhe fqinj, me 33-vjeçarin ka marrë armën dhe e ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend.

Ishin familjarët e viktimës, ata të cilët e kanë gjetur të vdekur në mes të rrugës, afër makinës së tij. Pas vrasjes autori i dyshuar është larguar në drejtim të paditur.

Sipas të dhënave nga policia e Shkodrës është bërë i mundur identifikimi i autorit të ngjarjes, Klodian Mhilli dhe po punohet për arrestimin e tij. Në kërkim janë edhe katër të tjerë Aleksandër, Paulo, Luçiano Mhilli dhe Enton Dushaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *