• |
ide | kryesore

Broja e Muçi kundër Polonisë, plani i teknikut Sylvinho: takime blitz në Londër dhe Varshavë

-Instant, Sport
Broja



Në ndeshjen më të rëndësishme të vitit duhen lojtarët më të mirë. Kundër Republikës Çeke në lojë është kualifikimi në Gjermani 2024 dhe trajneri i Kombëtares, Sylvio Mendes Campos Junior nuk ka kohë për të humbur. Brazilini Sylvinho së bashku me ndihmësit e tij Dorival Guidoni Junior dhe Pablo Zabaleta, kanë qënë këtë të shtunë në Londër për të takuar sulmuesin, Armando Broja.

Tekniku kuqezi dhe ndihmësit e tij kanë një marrëdhënie të shkëlqyer me stafin teknik të Chelsea. Pochettino dhe stafi mjekësor i klubit anglez, kanë qëndruar në kontakt të vazhdueshëm me stafin e Kombëtares kuqezi për të informuar në lidhje me sulmuesin. Broja u dëmtua në dhjetor të vitit të kaluar gjatë një ndeshje miqësore dhe ka 9 muaj që nuk luan. Lajmi i mirë është se rikuperimi po ecën shumë mirë.

LAJME TË MIRA NGA LONDRA

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se stafi teknik kuqezi është informuar për gjendjen e shkodranit Broja. Sylvinho ka dashur ta sigurojë shkodranin se shëndeti i tij është shumë i rëndësishëm për ta. Ata e kanë inkurajuar lojtarin që të rikthehet sa më shpejt në gjendjen e tij më të mirë dhe e kanë garantuar se do të jenë gjithmonë pranë tij për t’i dhënë mbështjen e duhur në këtë moment delikat për të. Gjithashtu, ata urojnë që Broja të rikthehet sa më shpejt dhe të marrë minuta pas gjithë këtyre muajve të vështirë që ka kaluar.

Lexo më tej: Video/ Super Muçi, dygolësh që shemb Aston Villa: Ranieri nuk i mjafton Fiorentinës, 2-2 ndaj Genk

DYGOLËSH NË VARSHAVË

Sakaq, Silvinjo dhe stafi tij kanë qenë ditën e enjte dhe në Varshavë për të ndjekur ndeshjen e Conference League, Legia-Aston Villa. Pas ndeshjes drejtuesit e stafit kuqezi kanë darkuar me sulmuesin Ernest Muçi, duke e përgëzuar për dy golat e shënuar ndaj Aston Villa dhe lojërat e mira. Në fokus të bisedës kanë qenë ndeshjet e ardhshme të Kombëtares, ku Muçi është një element i rëndësishëm i saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *