• |
ide | kryesore

Dogji mbeturina në Kashar, arrestohet 55-vjeçari

Lajme, Të fundit
Tiranë



Një 55-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi i vuri flakën mbeturinave në zonën e Kasharit. Si pasojë u dogj një sipërfaqe me ullinj dhe bimë të ndryshme.

Menjëherë, pas njoftimit për zjarr në Kashar, policia erdhi në vendngjarje dhe bëri të mundur identifkimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të tij. Ndërkohë forcat zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Njoftimi i Policisë:

Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave në Kashar, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, zjarri u përhap dhe dogji një sipërfaqe toke me ullinj dhe bimë të ndryshme, Policia identifikon dhe vë në pranga autorin e zjarrvënies.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kashar, ka rënë zjarr, kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në Komisariat të autorit të dyshuar të zjarrvënies.

Në vijim të veprimeve u arrestua shtetasi O. M., 55 vjeç, banues në Kashar, i cili ditën e sotme ka ndezur zjarr për të djegur mbeturinat në tokën e tij, dhe zjarri ka dalë jashtë kontrollit e si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me ullinj dhe bimë të ndryshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin.

Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërive, duke iu garantuar anonimat dhe reagim të shpejtë e të paanshëm. 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *