• |
ide | kryesore

Himarë/ Ndezën zjarr dhe dogjën sipërfaqe me ullinj, në hetim 2 persona

Lajme, Të fundit
Ndezën zjarr dhe dogjën sipërfaqe me ullinj dhe shkurre, nën hetim 2 persona në Himarë



Policia e Himarës ka vendosur në hetim dy autorët e zjarrvënieve në fshatrat Kallarat dhe Qeparo. Si pasojë e zjarreve u dogjën sipërfaqe toke me ullinj dhe shkurre.

Policia njofton se ata janë proceduar të dy për veprën penale.

“Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

Ç. Xh., banues në Himarë, pasi duke pastruar tokën, ka ndezur zjarr për djegien e disa barishteve, në fshatin Kallarat. Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me shkurre;

S. J., banuese në Himarë, pasi ka ndezur zjarr për të djegur mbeturina, në fshatin Qeparo, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur disa pemë ulliri, në pronësi të saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *