Policia e Kosovës ka bërë publike pamje nga arsenali i armëve që u gjet sot gjatë kontrollit në Banjskë të Zveçanit pas vrasjes së një efektivi të policisë së Kosovës nga një grup i armatosur serb.
Në fshatin e Kosovës së Veriut u gjetën qindra armë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, uniforma dhe pajisje logjistike, përfshirë armë ushtarake të kalibrit të rëndë si granata, mitralozë, kallashnikovë apo edhe armë antitank.
Tashmë bilanci i të eliminuarve të forcave të armatosura terroriste në fshatin Banjskë të Zveçanit ka shkuar në 3.










DUHET NJE PADI NDERKOMBETARE KUNDER SERBIS PER DEMET QE JU KA SJELL SHQIPTAREVE NE KETE RAST PADREJTESISHT