• |
ide | kryesore

Lajm i fundit/ Hapet kutia e parë e zgjedhjeve në Kukës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kukës



Rreth orës 23:10 ka nisur numërimi i votave në Kukës për zgjedhjen e kreut të ri të Bashkisë. Gjithsej janë 74 qendra votimi për garën mes Albert Halilit nga Partia Socialiste dhe Emri Vatës nga Koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Siç dihet zgjedhjet në këtë bashki u zhvilluan pas burgosjes së ish-kreut të bashkisë Safet Gjici, i cili u përfshi në një video-skandal. Nga kutia e parë kanë dalë se kandidati i PS-së ka marrë 51 vota ndërsa ai i opozitës ka 84 vota. 

Procesi i votimit u mbyll në orën 19:00. Sipas KQZ-së në zgjedhje morën pjesë 45.63% e votuesve, një shifër më e ulët krahasuar me zgjedhjet e 14 majit, ku fitoi socialisti Safet Gjici. Në zgjedhjet e 14 majit morën pjesë 52.79% e qytetarëve.

Procesi zgjedhor ka qenë përgjithësisht i qetë dhe nuk janë regjistruar incidente. Përfaqësuesit e opozitës kanë bërë akuza për përfshire të administratës lokale në presione për votuesit. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Kuksian tani që u shitët te rilindja jepuni edhe gratë motrat rilindasve tua shkërdhejnë si ndodhi me Safetin dhe Alma Kaçin furp turp turp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *