• |
ide | kryesore

Leverkusen, poker ndaj Heidenheim: Aspirinat arrijnë Bayern në krye të Bundesligës

-Instant, Sport, Video
Leverkusen



Në javën e pestë të Bundesligës, Bayer Leverkusen vazhdon të fitojë, duke mposhtur Heidenheim 4-1 brenda mureve të BayArena. Aspirinat dominuan falë një dygolëshi të Boniface (9′, 74′), si dhe Hofmann (63′) dhe Adli (82′). Dinkçi shënoi golin e barazimit të përkohshëm të miqve, në fillim të pjesës së dytë (58′). Me këtë sukses, Bayer arrin sërish Bayern Munich në krye të renditjes, me 13 pikë.

Vazhdon marshimi i Bayer Leverkusen, që fitoi 4-1 në shtëpi ndaj Heidenheim. Pas dhjetë minutash lojë, Aspirinat kaluan menjëherë në avantazh 1-0. Në minutën e 9′ Boniface mori topin brenda zonës nga Palacios, e mbrojti me trup dhe mposht Muller. Pas epërsisë së Leverkusen, miqtë nuk gjetën forcë për të reaguar. Skuadra e Schmidt u mbyll në mbrojtje, me Bayer që diktonte ritmin e ndeshjes. Në fishkëllimën e fundit të pjesës së parë rezultati ishte 1-0, pavarësisht disa mundësive për Leverkusen për të dyfishuar epërsinë.

Në pjesën e dytë Heidenheim barazoi çuditërisht në minutën e 58′ me Dinkçi. Bayer nuk e humbi toruan nga 1-1 dhe menjëherë iu kthye krijimit të mundësive për shënim. Pesë minuta më vonë, në fakt, Palacios dha asistin e dytë të ditës, për 2-1 e Hofmann. Aspirinat nuk u ndalën dhe në minutën e 74′ mbyllën ndeshjen efektivisht me penalltinë e shndërruar në gol nga Boniface. Dygolësh personal për sulmuesin. Në fund ka vend edhe për Amine Adli, që bëri poker në minutën e 82′ me asistin e Grimaldo. Bayer Leverkusen fiton dhe i bashkohet sërish Bayern Munich në krye të Bundesligës, me 13 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *