• |
ide | kryesore

Tensionet në Veri të Kosovës/ Vritet një efektiv, plagoset një tjetër

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në veri të Kosovës, në Leposaviç ku një polic thuhet se është vrarë.

Lajmi është konfirmuar nga kryeministri Albin Kurti, i cili duke shprehurngushëllime ka njoftuar se është sulmuar policia e Kosovës, ku për pasojë ka humbur jetën një efektiv dhe është plagosur një tjetër.

“Të dashur qytetarë,
Rreth orës 3 të mëngjesit sot, në fshatin Banjska të Leposaviçit, është sulmuar policia e Kosovës me ç’rast është vrarë një polic i Kosovës dhe një tjetër është plagosur. I vrari është polic i rendit me gradën rreshter, kurse i plagosuri është pjesëtar i policisë kufitare. Në këto momente ende vazhdojnë gjuajtjet me armë zjarri të kalibrave të ndryshëm mbi policinë tonë. Sulmuesit janë profesionistë me maska e të armatosur edhe me armë të rënda. Ne e dënojmë këtë sulm kriminal e terrorist. Krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë. Në këtë betejë ne mbrojmë dhe zbatojmë ligjin, mbrojmë dhe ruajmë qytetarët pa dallim dhe Kosovën e pavarur. Kriminelët ekzekutorë dhe urdhërdhënësit e tyre do të dështojnë, do të kapen, gjykohen e dënohen. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet e shtetit janë të gatshme dhe të bashkërenduara për t’iu përgjigjur krimit dhe kriminelëve, terrorit dhe terroristëve. Policia e Kosovës e ka njoftuar familjen e policit të vrarë A.B. Polici i plagosur është jashtë rrezikut për jetë. Ngushëllime familjes dhe të gjithëve për policin tonë të vrarë. Shërim të shpejtë e të plotë policit të plagosur,”- shkruan Kurti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *