• |
ide | kryesore

Humbja/ Kandidati i opozitës zbulon “torbat plot lekë” në Kukës

Arkiva, Lajme



Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata e shpjegon humbjen e zgjedhjeve në Kukës me torbat me lekë, superministrat dhe patronazhistët e Partisë Socialiste. Sipas tij, opozita ka nevojë për ta lexuar me kujdes humbjen.

“Patronazhistët dhe super-ministrat ishin në Kukës me torbën plot, të lekëve dhe premtimeve, por tabloja e Kukësit të zbrazur në 10 vitet e pushtetit të tyre flet pa pasë nevojë për dorëzanë.

Rezultati i zgjedhjeve, me gjithë deformimet, presionin, shitblerjet e votës, krimin shtetëror duhet lexuar me kujdes” shkruan Emri Vata.

Abuzimet me blerje votash, Vata duhet t’i ketë zbuluar në 24 orët e fundit, sepse para ditës së zgjedhjeve nuk denoncoi asnjë rast të tillë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *