• |
ide | kryesore

Situata në veri të Kosovës/ Prokurori special: Gjendet edhe një veturë me armatim

Arkiva



Prokurori special që po heton sulmin në veri të Kosovës, Naim Abazi, ka njoftuar se është gjetur edhe një veturë me armatim në Zveçan.

“Po, mund të ju konfirmoj që tashmë është gjetur edhe një veturë me armatim”, ka thënë Abazi. Të paktën 10 vetura të Policisë dhe civile janë parë të hënën duke shkuar për te Manastiri i Banjskës. Kjo kolonë veturash ishte me hetues, prokurorë e inspektorë policorë.

Më herët Abazi tha se janë duke u lokalizuar disa shtëpi dhe automjete në Banjskë të Zveçanit, në të cilat dyshohet se kanë armatim si dhe po punohet ende për të identifikuar persona tjerë të dyshuar lidhur me këtë rast. Prokurori tha se aksioni është ende në procedurë dhe se po merren edhe disa veprime shtesë. Abazi bëri të ditur se janë sekuestruar edhe disa kamera në lokacionin e manastirit lidhur me këtë ngjarje. Më tej, ai ka deklaruar se nga Prokuroria Speciale do të parashtrohen edhe kërkesa për paraburgime.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *