• |
ide | kryesore

Dënimi i Kokës dhe Bllakos/ Zëri i Amerikës: Dosja e Tiranës mbetet e hapur!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme dha sot vendimin për 21 të pandehurit e përfshirë në rastin e inceneratorit të Fierit. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ish ministri i Mjedisit Lefter Koka u dënua përfundimisht me 6 vjet e 8 muaj burgim, ndërsa ish deputeti socialist Alqi Bllako me 2 vjet e 8 muaj. Dënimi më i rëndë, me 8 vjet burgim, u dha për sipërmarrësin Klodian Zoto, ndaj të cilit rëndonin të paktën 6 akuza.

Vendimi i sotëm i gjykatës, është i pari për rastin e inceneratorëve, ku ka tre hetime të veçanta për secilin nga projektet e vëna në jetë në tre qytete të ndryshme të vednit. Ndërsa për Elbasanin vendimi pritet pas dy javësh, sot ish ministri i Mjedisit Lefter Koka u gjet fajtor për tre akuzat e ngritura ndaj tij për rastin e Fierit, nga “Shpërdorimi i detyrës”, te “Korrupsioni” apo dhe “Pastrimi i parave. Ashtu sic ishte kërkuar nga Prokuroria, Gjykata e Posaçme e dënoi atë me 10 vite burg, të cilat për shkak të gjykimit të shkurtuar, i zbatuar për të gjithë të pandehurit, reduktohen në 6 vjet e 8 muaj burgim.

Ish deputeti socialist Alqi Bllako, i akuzuar për “Shpërdorim të detyrës” dhe “Korrupsion”, në dy raste, përfitoi jo vetëm nga ulja me një të tretën, por dhe për shkak të rikualifikimit të akuzës, ku ai nuk konsiderohet funksionar i lartë publik, por nëpunës publik. Përfundimisht dënimi me 4 vjet u konvertua në 2 vjet e 8 muaj burgim.

Me 6 akuza mbi shpinë, nga korrupsioni në disa raste dhe forma, të mashtrimi, pastrimi i parave apo krjimi i skemave mashtruese sipërmarrësi Klodian Zoto, i përfshirë dhe në rastin e Elbasanit, u dënua me 8 vjet burgim, pasi ju zbritën 4 vite dënim për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Dënime të larta u dhanë dhe për Loran Dushën, administrator i inceneratorit të Fierit dhe Arbër Denizin, administrator i kompanisë private PIVOT-04, i përfshirë në pastrim parashë, sipas hetimit. Për të dy vendimi është për 4 vjet e 8 muaj burgim.

Do të vuajnë dënimin me 2 vjet burg, 3 anëtarë të komisionit të dhënies së koncensionit, ndërsa 4 të pandehurve të tjerë, dënimi me burg iu konvertua në shërbim prove.

Gjykata i dha ndërkohë pafajësinë Arben Dervishajt, mbikëqyrës i punimeve të inceneratorit, Arjola Kodrës, ish administratore e inceneratorit të Tiranës, dhe po ashtu administratorit të një kompanie private.

Afera e inceneratori konsiderohet si një ndër rastet më të mëdha korruptive të zbuluara deri më tani, me përfshirjen e një numri të lartë zyrtarësh dhe ish zyrtarëve të nivele të ndryshme. Hetimet nxorrën në dritë dhe fije që çuan deri te ish zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, i cili është në arrati që prej muajit korrik.

Ndërkohë që për rastin e Tiranës, i vendosur pak kohë më parë në sekuestro, dosja vijon të jetë ende e hapur./Zeri i Amerikes



2 Comments

  1. Humbjen më të thellë, Berisha e kishte në komunën e Flamur Nokës, Shishtavec , ku Halilaj mori 871 vota, ndërsa Vata vetëm 377 vota.
    Kjo është një tjetër shuplakë brenda pak muajsh për Berishën pas asaj të zgjedhjeve të pjesshme të Rrogozhinës mbajtur më 23 korrik 2023. Kjo tregon se Berisha vijon të humbasë mbështjetjen dhe se shqiptarët po braktisin atë por dhe ata që i shkojnë pas.

  2. Komenti siper idiotesk.Shko merr honorarin idiot, kaq. Persa i perket artikullit qe u denuan dy hajdute, duheshin pesa gjashte.Jane denuar per vjedhe te taksave te popullit, ateher perse gjykata nuk u sekuestro pronat e resurset qe kane, qe ato para tu kethehen qytetareve. Burgun ta bejne per vjedhjen e abuzimin me postin, po ama parate nga i kane.Kete te zbatoje drejtesia, si ne rastet e tjera, perse ben dallime.Kjo u ka hapur oreksin ketyre pushtetareve, qe vjedhin me miliona, bejne dy vjet burg, e kur dalin, na behen bizzesmene, rasti i Saje Qorrit. Keshtu humb shpresa e besimi,,,SE PARA LIGJIT JEMI TE BARABARTE,, fjale, fjale imezot.Partia ne rradhe te pare, thone sektistet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *