• |
ide | kryesore

“Stop futbollit profesionist në Holandë”. Van Basten drastik: merret vendimi për skandalin në Ajax-Feyenoord

-Instant, Sport
Van Basten



Marco Van Basten ka komentuar atë që ndodhi gjatë “Klassieker” holandez, më saktë trazirat që shpërthyen kur Feyenoord po fitonte 3-0 ndaj Ajax. Ish-kampioni i Milan nuk i mori gjërat lehtë dhe i intervistuar në Ziggo TV, propozoi një zgjidhje drastike.

“Të vjen gati të thuash: ndaloni futbollin profesionist në Holandë. Ta ndalojmë e kaq. Po, e them seriozisht, sepse çdo herë ka diçka. Ky ishte një veprim i qëllimshëm. Njerëzit e bënë atë qëllimisht. Ata kanë një qëllim për këtë – nënvizoi “mjellma e Utrecht” -. Ndeshja, më e rëndësishmja në Holandë, është ndërprerë, po tani? Nuk është e drejtë. Nëse nuk mund të sillemi normalisht në stadiume, ndoshta duhet të ndalojmë së luajturi. Me sa duket nuk është e mundur. Jo, stadiumet bosh nuk janë një opsion, e kemi parë që nuk ka të bëjë fare me futbollin gjatë periudhës së koronavirus”, tha Van Basten.

Ndeshja, e ndërprerë në minutën e 55′ pas hedhjes së shumë objekteve në fushë, do të rifillojë pasditen e së mërkurës së 27 shtatorit. Amsterdam Arena në atë rast do të jetë me dyer të mbyllura, siç njoftuan vetë “Shigjetarët”.

Lexo më tej: Video/ Luftime e tymuese në Ajax-Feyenoord: ‘Klassieker’ u ndërpre, tifozët vendas shkatërrojnë stadiumin

VENDIMI PËR NDESHJEN

“Pjesa e mbetur e ndeshjes Eredivisie Ajax-Feyenoord do të luhet pa publik të mërkurën më 27 shtator (nga ora 14:00). Kjo u vendos nga komiteti profesional i garave të futbollit (KNVB, ECV dhe CED) të hënën. Ajax-Feyenoord u ndërpre të dielën pas 55 minutash lojë, për shkak se dy herë nga tribuna u hodhën fishekzjarret në fushë. Pas ndërprerjes, komisioni profesional i garave të futbollit përcaktoi si vijon. Parimi themelor është që gara të jetë sa më e drejtë dhe prandaj preferohet që një ndeshje të vendoset në fushë. Prandaj ndeshja duhet të rifillojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Ora është caktuar në konsultim me komunën e Amsterdamit. Kjo do të thotë se ndeshja Ajax – FC Volendam, e planifikuar për të mërkurën më 27 shtator, do të shtyhet për kohë më vonë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *