• |
ide | kryesore

Identifikohen personat që mbetën të plagosur në Rrëshen

Lajme, Të fundit



Ngjarja në Rrëshen mund të kishte përfunduar me një bilanc tragjik. I vrarë ka mbetur Martin Bardhi, i cili kishte dalë nga burgu vetëm pak kohë më parë, pasi ishte dënuar për pjesëmarrjen në atentat ndaj nipit të Kastriot Reçit.

Bardhi është qëlluar me breshëri kallashanikovi ndërsa ndodhej mes njerëzve. Vrasja ka ndodhur pranë spitalit të qytetit të Rrëshenit, shumë pranë ambienteve të komisariatit të policisë së qytetit.

Policia njoftoi zyrtarisht se janë edhe tre të plagosur. Bëhet fjalë për:

-Ilir Bardhoku, ish-drejtor shërbimesh në Bashki
-Olti Gjini, pronar i një lokali
-Shtetasi I.B

59 vjeçari Martin Bardhi u ekzekutua paraditen e sotme në hyrje të qytetit të Rrëshenit, ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë. Mësohet se të plagosurit kanë qenë kalimtarë të rastit.



2 Comments

  1. Edhe pse përballë një skandali, ku kryebashkiaku kapet në zyrën e tij duke bërë seks, dhe për më tepër në një bastion demokrat, Berisha jo vetëm që nuk arriti dot të fitonte, por përkundrazi, thelloi humbjen me shifra të frikshme.

    Dhe këtë radhë, nuk thonë dot as na vodhën e as na blenë, se humbja është e tillë, që nuk lë vend për asnjë justifikim.

    Ndaj dhe Sali Berisha, ka vendosur të heshtë.Zera thone qe eshte ne krevat ne vilen e tij ne lalez,e ka lene me goje dua te vdes prane detit.

  2. Drejtori i policise se Rreshenit thote se kane qe te tre ne nje tavoline me viktimen.
    Ju thoni, kalimtare te rastit.
    Ke te besojme?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *