• |
ide | kryesore

Serbët ndezin qirinj për 3 të vrarët në Banjskë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Banjskë



Në Zveçan janë ndezur qirinj për 3 terroristët e vrarë në operacionin e Policisë së Kosovës në veri të vendit. Lista Serbe ka shpallur 3 Ditë Zie për këta persona që politika e Beogradit po përpiqet t’i paraqesë si heronj. Ishte pikërisht ky grup që në Banjskë sulmoi policinë, duke e vrarë efektivin Afrim Bunjaku. Sulmi është dënuar nga institucionet e Kosovës, si dhe nga bashkësia ndërkombëtare duke u quajtur si terrorist.

Zyrtarisht nuk thuhet identiteti i tyre, por sipas mediave serbe bëhet fjalë për Stefan Nedeljkoviç nga Zveçani si dhe Bojan Mijaloviç dhe Igor Milenkoviç. Për këta persona ka folur të dielën edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili i ka quajtur “të revoltuar”, siç ka propaganduar ai “kundër persekutimit të Albin Kurtit”.

Edhe pse Vuçiç deklaroi se “Beogradi nuk qëndron mbrapa tyre”, megjithatë ky vend do të mbajë të mërkurën një Ditë Zie për terroristët. Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka publikuar fotografi që tregojnë se pjesë e këtij aksioni në Banjskë ka qenë edhe nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiç, i kërkuar nga Policia e Kosovës për shkak të veprimeve kriminale. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Të gjithë që i hakërrehen atij, kanë parasysh atë skenën, kur ai del menjëherë pas humbjes, thotë atë fjalinë klishe “kjo ishte vjedhja më e madhe në histori” e zgjedhjeve dhe pastaj premton se do hakmerret me protesta dhe do rrëzojë qeverinë e krimit.

    Kanë kaluar gati 48 orë dhe ai nuk e ka bërë atë që ka bërë gjithë jetën për 32 vjet.

    Pak u duket kjo?Shiko fytyren e salih karaxhic berisha te kuptosh fytyren e vellait te tij serb Radoicicit dhe i ke thene te gjitha.njelloj si salihu qe vrau me 21 janar aleks niken dhe te nesermen shkoje per ngushllim te xhaxhai i nikes,keta te vrasin naten dhe te qajne diten,pune serbesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *