• |
ide | kryesore

Ekzekutimi në Durrës/ Fatjon Dervishi nuk ishte vetëm kur u ekzekutua

Lajme, Të fundit



38-vjeçari Fatjon Dervishi që u vra mbrëmë në një atentat në Katund Sukth, nuk ka qenë i vetëm.

Mësohet se kur është qëlluar me armë nga atentatorët Fatjon Dervishi ishte duke drejtuar makinën, ndërsa shoqërohej nga një shoku i tij, i cili nuk është prekur nga plumbat.

Shoku i tij është shoqëruar në polici teksa ka dhënë edhe dëshminë mbi ngjarjen. Ai ka thënë para uniformave blu se ata kishin qenë në një lokal dhe po ktheheshin për në shtëpi kur janë goditur.

“Ishim në një lokal dhe po ktheheshim në shtëpi kur na qëlluan”, -ka deklaruar në polici shoku i viktimës.

Policia ka ngritur kontrolle për të bërë të mundur kapjen e autorëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *