• |
ide | kryesore

Video/ Inter shembet në San Siro nga Bajrami e Berardi: Sassuolo i jep humbjen e parë me ndihmën e Sommer

-Instant, F1, Sport, Video
Sommer



Surpriza e madhe e kësaj jave të gjashtë të Serie A vjen nga San Siro. Pas 5 fitoreve radhazi, Inter bie 2-1 ndaj Sassuolo, që përsërit arritjen e të shtunës ndaj Juventus. Zikaltrit tani arrihen në krye të renditjes nga Milan, fitues në Cagliari. Mbrëmja nisi mirë për kryesuesit e kampionatit, që zhbllokuan ndeshjen në kohën shtesë të pjesës së parë. E majta e Dumfries (46′) u duk se i bëri gjërat e thjeshta. Megjithatë, pas kthimit në fushë, Sassulo gjeti golin e barazimit me shqiptarin Nedim Bajrami, falë një gabimi të rëndë të Sommer, të cilit i kaloi topin nën krahë (54′). Vetëm 9′ minuta më pas Berardi gjeti këndin e djathtë të zviceranit Sommer me një goditje precize, që vulosi ndeshjen.

LAZIO 2-0 TORINO

Lazio i rikthehet fitores, duke mposhtur Torinon 2-0 në mesjavën e Serie A. Në Olimpico, pas një pjese të parë pa gola, vendosi goli i Vecino pas një asisti të Lazzari (56′). Dyfishimi erdhi në goditjen me të djathtën të Zaccagni (75′), pas sugjerimit brilant të Felipe Anderson. Kështu vjen suksesi i parë në shtëpi për skuadrën e Maurizio Sarri, që ngjitet në kuotën 7, vetëm një pikë larg granatave të Juric.

NAPOLI 4-1 UDINESE

Në javën e gjashtë të Serie A, Napoli mposhti 4-1 Udinese në San Paolo dhe fshiu krizën e këtij starti në kampionat. Të besuarit e Rudi Garcia i bënë gjërat të qarta në pjesën e parë. Vendosi një penallti e shndërruar në gol nga Zielinski dhe goli i Osimhen, i cili gjeti sërish buzëqeshjen pas një jave të vështirë. Në pjesën e dytë Kvaratskhelia (goli i parë që nga muaji mars) dhe Simeone mbyllën rezultatin. Goli i Samardzic nuk ishte i dobishëm për friulianët. Fitorja i lejon Napolit të ngjitet në renditje dhe të arrijë në kuotën e 11 pikëve. Krizë e zezë për Udinese, që mbetet në kuotën e 3 pikëve.

Serie A Italy

Cagliari 1-3 AC Milan
Empoli 1-0 Salernitana
Verona 0-1 Atalanta
Inter 1-2 Sassuolo
Lazio 2-0 Torino
Napoli 4-1 Udinese



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *