• |
ide | kryesore

Video/ Genoa turpëron 4-1 Mourinhon: Roma kurrë kaq keq nga viti 2010

-Instant, F1, Sport, Video
Roma



Genoa mori përpara Romën me rezultatin 4-1 në ndeshjen që mbylli javën e gjashtë të Serie A. Në Ferraris, skuadra e teknikut Gilardino e zhbllokoi ndeshjen në minutën e 5′ me Gudmundsson. Pas golit të barazimit të Cristantes (22′) kuqeblutë u rikthyen në avantazh në minutën e 45′ me një supergol të Retegui. Në pjesën e dytë pastaj skuadra e Mourinhos u shemb fare. Në momentin e sulmit në kërkim të barazimit, Genoa goditi fillimisht me Thorsby (74′) dhe më pas Messias (81′). Roma ka tashmë 5 pikë në gjashtë ndeshje, e kaluar në renditje nga Genoa.

Një Genoa e çmendur dhe Roma e turpshme. Njëra skuadër që luante me zemër dhe tjetra viktimë e mendjemadhësisë së saj. Dy botë të ndryshme, dy anë të ndryshme të një ndeshjeje që rinis skuadrën Grifone dhe fundos verdhekuqtë. Roma nuk ka bërë kurrë kaq keq në vitet 2000, përvec 2010-11, vit në të cilin Ranieri dha dorëheqjen (menjëherë pas një disfate 4-3 në Genoa) për t’i bërë vend teknikut Montella. Është e qartë se ky nuk është rasti i Mourinho, por herët a vonë ai do të duhet të gjejë një zgjidhje për sëmundjet endemike të kësaj Rome.

Lexo më tej: Roma, ovacioni drithërues i Olimpico për Jose Mourinho: “Unë do të qendroj këtu”

Edhe këtë herë në fushë doli një ekip i shëmtuar, arrogant dhe mendjemadh. Por mbi të gjitha pa agresivitet. Ndryshe nga Genoa, që me një Gudmundsson të mrekullueshëm dhe me zemrën e të gjithë të tjerëve e vuri Romën në vështirësi që në fillim, duke e shkatërruar në fund 4-1. Kanë kaluar 16 ndeshje që kur Genoa kishte fituar kundër Romës, pikërisht nga viti 2011. Roma është në vendin e 16, vetëm dy pikë nga rënia në Serie B dhe 6 pikë nga zona europiane.

Serie A Italy

Frosinone 1-1 Fiorentina
Monza 0-0 Bologna
Genoa 4-1 Roma



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *