• |
ide | kryesore

AKSIONI i policisë në Veri/ Prokurori jep DETAJE: Kontrollet u zhvilluan kryesisht në pronat e Radoiçiçit

Lajme, Të fundit



Prokurori special Naim Abazi ka dhënë detaje lidhur me aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës, teksa theksoi se është përqendruar kryesisht në pronat të cilat tanimë janë evidentuar si prona të të dyshuarit Milan Radojiçiç.

Në një prononcim për “Betimi për Drejtësi”, Abazi tha se aksioni është bërë me kërkesë të Prokurorisë Speciale e me urdhër të gjykatës kompetente.

“Ky aksion është bërë me urdhër të Gjykatës, me kërkesë të kësaj Prokurorie në pesë lokacione të ndyshme në komunat e pjesës veriore të Kosovës. Kryesisht në pronat të cilat tanimë janë të evidentuara si prona të të dyshuarit Milan Radojiçiq, ndërsa sa i përket rezultateve ose gjërat që kemi gjetë në këto lokacione, provat qoftë ato materale dhe ato sendeve të cilat ne konsiderojmë të sekuestrohen do t’ju njoftojmë me kohë pëmes një kumtese nga zëdhënësësit e kësaj Prokurorie”, tha Abazi.

Ai shtoi se janë duke i evidentuar pronat të cilat dyshohen se janë në emër të Radojiçiçit dhe personave të tretë ku ai i ka transferuar ato prona.

“Gjithçka që i përket operacionit dhe çështjeve të realizimit sa i përket kësaj urdhërese është përkujdesur Policia e Kosovës me detaje. Ne jemi ende duke i evidentuar pronat të cilat dyshohet se kanë qenë në emër të tij apo personave të tretë ku ai ka transferuar këto prona, por për rezultatin e tyre më saktësisht do t’ju njoftojmë në një njoftim të radhës pasi të përfundojë në tërësi operacioni”, tha Abazi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *