• |
ide | kryesore

Britney Spears reagon pas videos shqetësuese

Paparazzi
Britney Spears



Britney Spears u tha së fundmi fansave se nuk kanë asgjë për t’u shqetësuar pasi policia kreu një kontroll shëndetësor pas vidoeve të  saj të fundit me thikë.

Krijuesja e hitit “Toxic” ngjalli shqetësime në fillim të kësaj jave pasi postoi një seri videosh shqetësuese në rrjetet sociale, në të cilat ajo kërcen me thika.

“E di që i tremba të gjithë me postimin e fundit, por këto janë thika të rreme që ekipi im i mori me qira nga dyqani Hand Prop në LA”, shkroi artistja në Instagram të enjten mbrëma së bashku me një tjetër video.

“Këto nuk janë thika të vërteta. Askush nuk duhet të shqetësohet ose të telefonojë policinë. Po mundohem të imitoj një nga interpretueset e mia të preferuara Shakira… një performancë nga e cila jam frymëzuar!!!” shtoi ajo, duke iu referuar performancës së Shakira-s në MTV VMA në fillim të këtij muaji.“Përshëndetje për ne vajzat e këqija që nuk kemi frikë të kalojmë kufijtë dhe të rrezikojmë!” përfundoi ajo.

Page Six konfirmoi se policët kryen një kontroll pasi morën një njoftim  nga dikush i afërt i këngëtares. Oficeri Dean Worthy nga Zyra e Sherifit të Qarkut Ventura  tha se një nga policët – i cili është marrë me incidente të shumta që përfshijnë Princeshën e Popit gjatë viteve – iu përgjigj thirrjes.

“Dikush i afërt me Britney-n e kishte parë videon e postuar në rrjetet sociale, ku ajo kërcen t me thika në duar dhe ata ishin vërtet të shqetësuar për mirëqenien e saj mendore”, tregoi ai.

Kur mbërritën në shtëpinë e këngëtares Thousand Oaks, Kaliforni, ata folën me ekipin e sigurisë përmes telefonit. Pasi u thanë se Spears ishte “mirë” dhe “asgjë nuk po ndodhte”, oficerët u larguan nga ambienti./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *