• |
ide | kryesore

Rama nga Berlini: Jo vetëm anëtarët e BE-së të jenë përfitues, lini diçka dhe për vendet kandidate

Lajme, Të fundit
Athinë



Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur paraditen e sotme në forumin e ri ndërkombëtar “Berlin Global Dialogue”. Rama foli gjatë fjalës së tij për Ballkanin Perëndimor dhe vullnetin e vendeve në gadishull për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian. Në fokusin e fjalës së tij ishte dhe për prezencën e influences ruse në rajon. Nga ana tjetër Rama theksoi se Shqipëria është e qartë që rruga e saj e vetme është integrimi në BE.

“Nuk ka asnjë zgjidhje tjetër përveçse integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Kompleksiteti i Ballkanit Perëndimor sot është një tjetër arsye pse procesi i futjes së Ballkanit Perëndimor duhet përshpejtuar. Shqipëria është 100% e orientuar drejt komunitetit euroatlantik, por në vende të tjera ka më shumë prani të Rusisë dhe influencë rusë. Nuk jam i sigurt nëse BE-ja do të respektojë afatet e shprehura, por ajo çfarë ne kërkojmë edhe në samitin e Procesin e Berlinit që do të mbahet në Tiranë, që ky proces të mos jetë gjithçka, ose asgjë. Ose merr gjithçka kur je anëtar i BE-së, ose nuk merr asgjë deri atëherë. Disa hapësira duhet të lihen edhe për vendet kandidate. Por gjithashtu e di që për ne është një martesë me dashuri, ndërsa për ju një marrëdhënie interesi.”-tha Rama.



8 Comments

  1. Prapë estradë.Kujton se po ja fëshkëllejnë.Pale do dhe para që t’i ndajë me hajdutët e tij sikur me fondet për bujqësinë.

    1. Shkodranet thone shpesh nje fjale te urte: “Lypja e ka faqen e zeze, por pa gja s’të len”…

      Kemi 33 vite qe njihemi si lypsare ne Europe….

  2. Ky palloshi motherfucker ngeli duke gjezdisur boten ! Nuk e mban vendi: 6 dite ne jave breth boten 1 dite ne jave me Linden! Ky eshte abuzuesi me I madh I te gjitha kohrave,ne nje kohe qe pensionisteve u jep nga 10 mije leke ne muj! Votoieni dele votojeni!

    1. Eshte bere si ajo gjella pa kryp. Ku na re per pjese o i Cmendur. 40 vjet enveri ja 25 vjet po i ben ky i Cmenduri. Po pse o Zot…..?!

      1. E o Tironsi !!! Enigmë e madhe pse. Po a e di ti që shumë Tironca të vjetër bile për një leje ndërtimi që Rama i jepte lanë në baltë PD. Ka që në 96 që Tirana nuk fiton më. Pra shumë për arësye pragmatiste e lekiste e shitën veten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *