• |
ide | kryesore

Ditmir Bushtati kritika për qëndrimin e Ramës: Serbinë s’mund ta kemi mik

Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati nuk ka qëndrim të ngjashëm me linjën e ndjekur nga Tirana zyrtare në raport me Kosovën dhe Serbinë. Bushati kërkoi që qeveria të rishikojë pozicionin e saj në raport me vendet e rajonit, veçanërisht me Serbinë.

“Politika jonë e jashtme është orientuar mes Italisë dhe Greqisë për të dëshmuar përkatësinë tonë europiane dhe mesdhetare. Serbinë duhet ta shohim përmes syve të Kosovës. Kjo nuk do të thotë se me Serbinë nuk duhet të kultivojmë një marrëdhënie nomale, por mbase as pas 50 apo 100 vitesh ne nuk do të jemi dot miq me Serbinë. Çdo lloj rruge normaliteti dhe miqësie duhet të kalojë përmes Kosovës,” tha zoti Bushati gjatë intervistës me gazetaren Elona Meço në RTSH.

Me nota kritike ndaj qëndrimeve, sipas tij, përkëdhelëse ndaj Serbisë, Bushati e thotë hapur se ky nuk është një qëndrim që i takon Shqipërisë ta mbajë.

“Perëndimi e ka përkëdhelur Serbinë veçanërisht 2 vitet e fundit, pas agresionit rus në Ukrainë. I ka shkelur syrin qoftë për qasjen autokratike, qoftë për qasjen ndaj fqinjëve. Shqipërisë nuk i takon ky pozicion, sepse ne, përpara se të jemi euroatlantikë, kemi interesat tona kombëtare si shqiptarë. Shihni Kroacinë si reagon për çdo gjë që bën Serbia në Kosovë. Janë kroatët më pak apo më shumë euroatlantikë se ne? Jo! Kanë një interes kombëtar më shumë se ne në Kosovë? Kurrësesi!” tha Bushati.



12 Comments

  1. Ka 33 vite që berishimi është futur thell në të 2 anët e kufirit.Dhe sidomos në 1998 kur ish KM Kosovar Bujar Bukoshi me 400 mercenar Kosovar e Sërb i erdhi në ndihmë S.Berishës në GRUSHTIN E SHTETIT pas vdekjes së Azem Hajdarit që e nxori në pritë Sali Ram Berisha.
    -Këta militant harrojnë se Sb ishte kundër RAMBUJES,UÇK,I.RUGOVËS,A.THAÇIT E KO..!
    -Këta harrojnë se Sb urdhëroi 3 deputetët e Tij të firmosin raportin e DIK MARTY në KIE 2011 për të akuzuar UÇK për trasplant organesh të ushtarëve Sërb në shtëpinë e VERDHË

    1. O loqe, eshte Rama kryeminister.
      Lugati qe jep deklarata naten e barazon Kosoven me Serbine duke i bere sherbim serbise.
      Ky palaço qenka mbi palet?
      Ky hibrid antishqiptar duhet te indinjoj çdokend qe eshte shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *