• |
ide | kryesore

Katy Perry në probleme ligjore

Arkiva



Katy Perry i është kërkuar së fundmi të dëshmojë në një gjyq pa juri mbi një pronë të vitit 1930 në Montecito që ajo bleu me të fejuarin e saj Orlando Bloom në korrik 2020 për 15 milionë dollarë.

Sipas dokumenteve gjyqësore të marra nga PEOPLE, prona në Santa Barbara me tetë dhoma gjumi dhe 11 banja ishte në pronësi të sipërmarrësit 84-vjeçar të biznesit Carl Westcott.

Çifti dhe Westcott janë në mes të një beteje ligjore për shtëpinë 9285 metra katrorë, sipas dokumenteve të gjykatës, për shkak se Westcott pretendon se nuk ishte mirë nga ana shëndetësore në momentin që ka nënshkruar kontratën. Ai u diagnostikua me një çrregullim gjenetik të trurit të njohur si Sëmundja e Huntingtonit në vitin 2015 dhe tani po jeton në një institucion për pacientët që përballen me demencë.

Avokati i menaxherit të biznesit të Perry dhe Bloom, Bernie Gudvi, Eric Rowan, më parë argumentoi se diagnoza e Westcott nuk kishte ndikuar në aftësinë mendore të tij. Por, avokati i këtij të fundit, Andrew Thomas, argumentoi se operacioni i shtyllës kurrizore në shpinë pesë ditë para shitjes e bëri atë të “paaftë për të vendosur” pasi duhej të merrte qetësuesit hidrokodon, gabapentin dhe tramadol.

Rowan  nga ana tjetër sugjeroi gjatë seancës së fundit gjyqësore që të përdorej deponimi i Perry-t si dëshmi. Ai gjithashtu argumentoi se “ajo është në Alabama duke filmuar serialin televiziv i cili është deri më 19 tetor. Pasi u refuzua nga gjyqtari, ai kërkoi një gjykatë të mbyllur për dëshminë e saj./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *