• |
ide | kryesore

Terroristët ikën me negociata?/ Zveçla tregon ç’ndodhi në Banjskë

Arkiva, Lajme, Të fundit
sveçla



Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, dolën në një konferencë për media këtë të diel për të dëshmuar me video se sipas tyre grupi i armatosur terrorist ishte përgatitur mirë për sulmin e 24 shtatorit dhe se përmes tyre Serbia planifikonte aneksimin e veriut të Kosovës. Të pyetur se si autorët mundën të iknin, Sveçla dhe Hoxha mohuan se me ta kishte pasur negociata.

“Abolutisht nuk kishte kurrëfarë negocimi. Tërheqja e tyre është bërë edhe për shkak të terrenit jashtëzakonisht të rëndë”, – tha Sveçla duke shtuar se në atë zonë ka “male të larta me shumë vegjetacion” dhe se “kjo ua ka mundësuar tërheqjen si edhe përgatitja e tyre ushtarake…”, – tha gjithashtu ministri.

Edhe drejtori i Policisë, tha se për tërheqjen e tyre nuk kishte “asnjë komunikim”. “Asnjë komunikim dhe asnjë tentativë s’ka pasur për t’i krijuar dikujt korridor me u tërheq”, – tha Hoxha.

Sveçla u pyet edhe për vilën e Milan Radoiçiqit, organizatorit të grupit terrorist që sulmoi Kosovën. Ai tha se ka propozuar që ajo të shndërrohet në stacion të Policisë. Sveçla tha në një konferencë për media se vila e Radoiçiqit në skaj të liqenit të Ujmanit është e ndërtuar në tokën e Agjencisë Pyjore të Kosovës.

“Kompleksi superluksoz i Milan Radoiçiqit është i ndërtuar në tokën e Agjencisë Pyjore të Kosovës. Po ashtu ‘bypass’i i tunelit në afërsi është i uzurpuar nga ky kompleks, nga Milan Radoiçiq. Ky ‘bypass është infrastrukturë kritike”, tha Sveçla.

Sveçla tha se po e diskuton me me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci që kjo pronë t’i kalohet Ministrisë së Punëve të Brendshme “dhe pastaj të shfrytëzohet nga Policia e Kosovës për stacion për njësitin e barkave në Departamentin e Kufirit”. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *