• |
ide | kryesore

Video/ Fili rrëzon kryesuesit e Egnatias: triumfon 0-1 Teuta, që largohet nga zona e rënies

-Instant, F1, Sport, Video
Fili



Fiton Teuta e janë tre pikë që e largojnë nga zona e rrezikut. Ardhja e Martinit ka dhënë efekt, me katër pikë në dy ndeshje në detyrë, për një total prej 8 pikësh. Durrsakët kthehen kështu te fitorja, duke mundur me rezultatin 0-1 Egnatian kryesuese në Rrogozhinë. Vendosi Fili me një gol në pjesën e dytë, që e mban Egnatian me 13 pikë, duke rrezikuar tashmë parakalimin nga Tirana.

Sfida e vlefshme për javën e shtatë të Superiores nisi e ekuilibruar, me të dyja skuadrat që kërkonin golin e avantazhit. Impaktin më të mirë e patën vendasit që provuan me Zejnullahin e Paulauskas. Goditja e mesfushorit në minutën e 9’ përfundoi jashtë, ndërsa lituanezi me kokë nuk impenjoi sa duhet portierin Dema. Egnatia mund të kalonte në avantazh në shtesën e pjesës së parë, por Malota u ndal nga shtylla.

Teuta u mbrojt me kujdes dhe shfrytëzoi në maksimum presingun e sulmuesve të saj. Fili rrëmbeu topin në minutën e 61’ dhe i vetëm me Sherrin e mposhti me një të djathtë të fortë nën traversë. Rrogozhinasit provuan të gjenin barazimin, duke u shtyrë në një forcing final, por u përplasën me Demën. Vendimtar portieri në fund në konkluzionin e Spahiut. Kështu Teuta largohet momentalisht nga zona e ftohtë duke u ngjitur në vendin e shtatë me 8 pikë. Ndërsa Egnatia vazhdon të qëndrojë në krye të renditjes me 13 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *