• |
ide | kryesore

Arrestohet nga Beogradi ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiç

Arkiva, Lajme, Të fundit
radojicici, milan



Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka njoftuar se ka arrestuar terroristin Milan Radojçiç, i cili pranoi se ishte pjesë grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës, madje organizator.

“Më 3 tetor 2023, punonjësit e policisë së Drejtorisë së Policisë Kriminale kanë kontrolluar banesën dhe lokalet e tjera të Milan Radoiçiçit, i cili është urdhëruar që policia të ndalojë deri në 48 orë. Ai është sjellë në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd me një kallëzim penal”, thotë MPB e Serbisë, raporton Nova.rs.

Më 30 shtator, Radojiçiç i është përgjigjur edhe një thirrje të Ministrisë së Brendshme të Serbisë dhe bashkë me avokatin e tij ishte parë duke hyrë në ambientet e Ministrisë.

Një ditë para se të paraqitej në ministrinë serbe, Radojiçiç e ka marrë përgjegjësinë për sulmet ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku është vrarë një zyrtar policor dhe ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila mbështetet nga Beogradi.



3 Comments

  1. Heee… serb bir kurvash!
    Po duan me u duke mire para EU-se dhe SHBA-se.Ky krimineli shkoj ne Serbi ,bashke me te tjeret, me udhezim te Vucicit dhe lejen KFOR-it.
    Hahaha…gati mish per top, per te shpetu Serbine nga sanksionet dhe Vucicin nga akuzat per nxitje te urrejtjes etnike dhe sulm te armatosur kunder nji shteti sovran.

  2. E pastaj qe e arrrestuan! Akuzat e ngritura jane qesharake. Ke bere trafik armesh nga Bosnj Hercegovina, kur armet jane dhene nga depot ushtarake te serbise dmth akuze fiktive. Akuza tjeter serish dytesore eshte ajo qe paska vene ne rrezik baniret e Banjskes, nderkohe qe grupi i armatosur qe udhehiqte vrau nje police ne detyre! Edge pse ai ka pranuar pjesmarrjen ne keto akte terroriste i eshte lene mundesia ti shmanget pergjegjesive kryesore duke mohuar gjithshka!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *