• |
ide | kryesore

Historia e modeles së famshme shqiptare.

Paparazzi, Slider



Modelja e njohur shqiptare e cila jeton dhe vepron në ShBA, Emina Çunmulaj, ka qenë së fundmi pjesëmarrëse në një nga eventet më të rëndësishme të bukurisë në Amerikë.
Ajo ishte pjesë e jurisë së “Miss USA”, ku krahas emrave tjerë të njohur të modës, kanë zgjedhur vajzën më të bukur në konkursin amerikan.

Emina, e cila është ndjerë krenare që si një shqiptare ta arrijë këtë sukses të tillë, e ndau gëzimin e saj me fansat përmes një videoje të publikuar në InstaStory.

Nga aty ajo ka përcjellë një mesazh shumë domethënës për gjithë vajzat që kanë një ëndërr.

Sipas saj, gjithçka mund të realizohet me punë dhe vullnet pavarësisht se nga vjen apo mundësive që ke.

“Jam një vajzë nga një qytet i vogël, një vajzë shqiptare në një fermë të vogël, që milte lopët derisa isha 15 vjeç.

Dhe sot jam ulur në jurinë e Miss SHBA.

Prandaj e di çfarë? Ëndërro vajzë e vogël, sepse do të të plotësohet edhe ty ëndrra. Po e bëj këtë për vete dhe për çdo vajzë shqiptare,” – shprehet Cunmulaj në një video të publikuar në TikTok-un e saj.

Emina përndryshe është lindur dhe rritur në Mal të Zi, derisa më pas është martuar dhe zhvendosur në Amerikë.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *