• |
ide | kryesore

8 ditë betejë me flakët në Darëzezë, si u rrezikua gjatë natës një banesë

Lajme, Të fundit



Vijon beteja me flakët edhe në ditën e 8-të të riaktivizimit të zjarrit në masivin pyjor të Pishëporos dhe Darëzezës në Fier. Përgjatë gjithë natës shërbimet zjarrfikëse kanë qëndruar në terren ndërsa rreth orës 01:00 një vatër zjarri është aktivizuar duke dalë jashtë kontrollit, ndërsa ka rrezikuar edhe një banesë.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve zjarrfikëse flakët janë neutralizuar ndërsa operacioni do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme si nga toka ashtu edhe nga ajri. Aktualisht vatrat e zjarrit janë me intensitet të ulët ndërsa avionët Canadair të dërguar nga shteti grek do të fillojnë ndërhyrjen nga ajri.

Në terren që në orët e para të mëngjesit po operojnë të gjitha forcat operacionale, shërbimet zjarrfikëse, efektivë të forcave të armatosura, punonjës të ADZM, dhe forca mbështetëse të bashkisë. Gjatë ditës së djeshme teksa ka zbritur në terren Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka pohuar se ndërhyrja nga ajri dhe toka do të vazhdojë deri në fikjen e plotë të zjarrit.



1 Comment

  1. Dhe ministerqiu prej leshi lavderohet me avionet qe sjell greku. Helikopteret tane jane ne tako, nuk punojne, zjarrefiksit duhet te rrezikojne jeten duke punuar me thupra e me lopata te shtrembta per te shujt zjarret. Keta u shuajteshin si fare qe po e shuajne kete vend

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *