• |
ide | kryesore

Televizioni serb nxjerr blof Vuçiçin/ Ndryshe flet në CNN, ndryshe për serbët

Arkiva, Kryesore, Lajme
Vuçiç



“Ju ndryshe u flisni ndërkombëtarëve, ndryshe popullit tuaj”. Ishte kjo batuta e gazetares veterane të CNN, Christiane Amanpour gjatë intervistës që zhvilloi të hënën me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç që shkaktoi irritimin e këtij të fundit.

Televizioni serb N1, një nga të paktët që kritikojnë qeverinë e Aleksandër Vuçiç në këtë vend ka bërë një krahasim të deklaratave të fundit të kreut të shtetit për çështjen e Kosovës dhe sulmit në Banjskë. Sipas analizës së publikuar, Vuçiç i parapriu veprimit të prokurorisë për të ndaluar Milan Radoiçiç.

Sipas N1, Vuçiç ndryshe foli në CNN dhe ndryshe në një intervistë që dha të martën për televizionin serb Happy Tv. Nëse intervista në CNN ishte e tensionuar dhe jo aq specifike, ndryshe ka ndodhur me gazetarin serb Milomir Mariqin ku Vuçiç ka qenë i relaksuar.

“Ne nuk kemi nevojë për luftëra dhe konflikte me NATO-n, përkundrazi, ne duam të kemi një prani më të madhe të KFOR-it, veçanërisht në veri të Kosovës”, – tha Vuçiç për CNN.

Pas kësaj, ai foli ndryshe për TV serb ku tha se kur “i ashtuquajturi komunitet ndërkombëtar” lejon “vazhdimin e terrorit”, njerëzit “do të fillojnë të paketojnë gjërat në kamionë, traktorë dhe autobusë”.
Publiku i huaj mori mesazhin se Prokuroria e Serbisë do ta bënte punën e saj, ndërsa publikut vendas iu servir teoria e famshme: “pra duhej të shpërthejë diku”.

“Serbia sigurisht që do të kërkojë llogari nga të gjithë personat që kanë kryer vepra kriminale dhe janë në territorin tonë. Radioicic është në dispozicion edhe është në territorin tonë ku prokuroria do të bëjë punën e saj”, – tha presidenti i Serbisë për Amanpour.

Ndërsa gazetarit serb i foli ndryshe: “Problemi i vetëm është se unë nuk dua të marr pjesë në ndjekjen kundër djemve serbë. Ata nuk e kanë bërë këtë sepse janë të këqij dhe sepse janë terroristë, por sepse janë të detyruar”.

N1 ka krahasuar edhe deklaratat e Vuçiç për Novak Gjokoviç që shkroi se “Kosova është zemra e Serbisë”.

“Unë besoj se Novak Gjokoviç e ka thënë nga zemra, 99% e njerëzve në Serbi besojnë në të dhe ne politikanët duhet të jemi pragmatikë dhe racionalë, që do të thotë se duhet të gjejmë zgjidhje përmes negociatave”, – tha Vuçiq në CNN.

Ndërsa në televizionin serb ndryshon muzika madje duke relativizuar vrasjen e policit shqiptar Afrim Bunjaku. “Ata policët u urdhëruan të shkonin dhe hiqnin barrikadën që të kalonin më lehtë nëpër shtëpi. Nuk pretendoj se kam 100% të drejtë, por ai (polici) ka hasur në një eksploziv. Një tjetër është plagosur. Ka qenë dhe një i tretë dhe kështu ka nisur gjithçka”.

Gazetari serb zbuloi edhe një batutë të Vuçiç që i kishte thënë se “kishte humbur 2 kg në intervistën me CNN për shkak të stresit”. Megjithatë N1 shkruan se Vuçiç nuk u ka dhënë përgjigje ende shumë pyetjeve për këtë temë, ndër të tjera, se si grupi i Milan Radoiçiqit ka hyrë në Kosovë dhe si është tërhequr prej andej. ©LAPSI.al

LEXO EDHE:

VIDEO/ Vuçiç acarohet në CNN: Mos vendosni fjalët gabim në gojën time

Radoiçiç në burg/ Shërbimi i fundit për shefin e tij, Vuçiç



16 Comments

    1. O Maloku !
      Që Vuçiç është një rrenacak i neveritshëm, këtë e ka treguar që në kohën e Millosheviçit kur bënte propogandë për te, por si e shpjegon “miqësinë vëllazërpre” për të që Rama e ka shfaqur publikisht ?
      Dëgjova mbrënë nga mediat, se ministri “i ri” i jashtëm, një tjetër hoxhë, ndryshe edhe nga Lajçak që bënte thirrje që perëndimi duhet të hetojë 24 shtatorin, këtë detyrë ja ngarkonte Vuçiçit.
      “Sërbia duhet të hetojë e ndëshkojë terroristët që i ka dërguar vetë në Kosovën e veriut”
      E bëri vërtetë Serbia hetimin e ndëshkimin e Rajdoçiçit.
      E arrestoi vetëm për një ditë duke e detyruar që ti merte të gjitha fajet ai, e mandej e liroi nga burgu me “ndëshkimin” që të mos kthehej në Kosovë.
      Ndërkaq vendi i krimit të këtij e të Vuçiçit, nuk është në Serbi por është në teritorin e Kosovës e hetimi e ndëshkimi penal i tij duhet të bëhet atje ku ka sulmuar me dhunë me armatime të shumta, pra nga drejtësia e shtetit të Kosovës, por edhe nga institucionet ndërkombëtare përgjegjëse për sigurinë teritoriale të Kosovës, si KFOR-i që para kësaj ngjarje ishte sulmuar me dhunë nga falangat terroriste të Vuçiçit.
      Që ti kërkosh Serbisë që të ndëshkojë veten, është njëlloj sikur ti kërkosh kapos së një karteli të fuqishëm të drogës, të ndëshkojë një nga “gjeneralët” e tij.

  1. më sulmoni si cubat të fshehur pas makinave; nuk do ja arrini kurrë dhe për asnjë arësye…

    Nuk kam as frikë e as droje; cubat godasin pas shpine, trimat dalin përballë… Jam shumë më i fortë se ju mendoni…Cubat e Lumneshit te salih karaxhicit mbas kaq kohesh e bene ate per te cilin jane paguar nga parate e boronicave te shkelzenit,frika ne palce e familjes berisha nga gerdeci e 21 janari,i dhunuari Zefi flet me fakte.

    1. Në lidhje me akuzat që prokuroria kishte ngritur ndaj kompanisë ITS, Gjykata e Posaçme ka vendosur:

      1-Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit, shoqëria tregtare “Integrated Technology Services” sh.p.k, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë”;

      2-Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit, shoqëria tregtare “Integrated Technology Services” sh.p.k, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;

      3-Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit, shoqëria tregtare “Integrated Technology Services” sh.p.k, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda”;

      Pasi e ka çliruar kompaninë nga të gjitha akuzat Gjykata e Posaçme ka vendosur edhe kthimin e pronave, që ishin vënë nën sekuestro nga SPAK, sekuestrim të cilin e kishte miratuar po vetë në mars të vitit të kaluar.

      “Bazuar në nenet 389 dhe 275 të Kodit të Procedurës Penale, heqjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive”, vendosur ndaj personit juridik, shoqërisë tregtare “Integrated Technology Services,” thuhet në vendim.

  2. Bravo lapsi si media e pan varur qe hiqeni vetem nje njoftim te thate per dhunen nga cubat e Lumneshit te salihut qe i bene nje gazetari te vjeter te medias.asnje solidaritet nga bushati e shkulLlaku qe jetojne ne vilat 500 mije euroshe

  3. Me këtë rast është mirë që ai të kthehet dhe të ruajë paratë për avokatët, se nuk besoj se Shkëlzeni e ndihmon më me lekë në këtë proces. Atij i duhen për vete.

  4. Për bythën e Zen Sali Berishes dhe Abi Malltezit, Sali Berisha, kërkon të djegë përseri Shqipërinë.
    E dogji kur e mori më 1992.
    E dogji në 1997
    E dogji në 1998
    E dogji dhe e poqi me tritol urash, pritash e shtyllash elektriku, sa herë i afrohej zjarri në bythë.
    E dogji në Gërdec.
    E dogji në çdo protestë
    E tashti, do ta djegë përseri.
    U djegsh familiarisht o Sali Berisha, nga zjarri që po ndez vetë.

  5. gazetari sqaron më pas se Kryeministri i referohet veriut të Kosovës dhe jo shtetit të Kosovës.

    “E kemi ndryshuar këtë artikull për të sqaruar se kryeministri shqiptar po diskutonte problemet në veri të Kosovës, jo në të gjithë vendin”, shkruan gazetari i FT, Marton Dunai në rrjetin social

  6. Berisha që ndez zjarre dhe Rama që u hedh benzinë, e dinim.

    Por ndërkohë që demokratët, shqiptarët, SPAK dhe perëndimorët po i lagin dhe po i thyejnë një nga një nga fijet e shkrepësve të Berishës me gjithë atë vetë, se Gaz Bardh “perëndimori” do të vetëofrohej si ndihmësi i fundit

  7. Është shpifje e pastër e shkollës berishiste. Vjen nga një njeri që sulmonte babain e Zenit dhe sot është bërë avokat dhe i kullave 64 katëshe. Familjarët e mi e kanë çdo gjë transparente, cent më cent taksat ndryshe nga aleancat e kullave dhe avokati i tyre më i ri, Gaz Bardhi.

  8. Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Angelo Michele Ristuccia, ka thënë këtë të premte se së shpejti në Kosovë do të arrijnë trupa shtesë nga Rumania, përveç përforcimeve të fundit të Britanisë së Madhe.Rama urdheroje naton per forca shtese ne kosove

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *