• |
ide | kryesore

Yll Limani prezanton pak nga projekti i tij i ri!

Paparazzi, Slider



Këngëtari i njohur Yll Limani po punon vazhdimisht për projekte të reja.

Artisti ka paralajmëruar një tjetër projekt.

Kënga mban titullin “Për kon je zbukuru” dhe tashmë Ylli ka ndarë një pjesë të shkurtër të saj nëpërmjet llogarisë në Instagram. Këngëtari postoi së fundmi një video teksa shihet i veshur në një kostum me ngjyrë të zezë dhe syze dielli teksa interpreton pjesë nga projekti i ri.

“Për kon je zbukuru? Së shpejti”, ka shkruar Ylli në mbishkrimin e postimit.

Ndërkohë, përveç kësaj Ylli më parë ka njoftuar se është në përgatitje edhe të një bashkëpunimi me dy artistë ndërkombëtar, Sidarta dhe Ramoon, dhe projekt pritet që gjithashtu të lansohet gjatë muajit tetor.

I fundit projekt nga Ylli ishte ai i lansuar gjatë muajve të verës në bashkëpunim me Dafina Zeqirin “Kaje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *