• |
ide | kryesore

Champions/ Milan në ‘folenë’ e Borussia, Lazio që tani në udhëkryq: e ndaluar humbja në Dortmund e Glasgow

-Instant, F1, Sport
Lazio



E mërkura e Champions është gati të dhurojë ndeshje të mëdha e rezultate surprizë. Italianet e gjejnë veten në situatë delikate, me Milan e Lazio të thirrur në cështje për të kthyer qetësinë në grupet e tyre. Dy grupe sigurisht jo të thjeshta, edhe pse ai i Lazio, në vigjilje konsiderohej ndër më të përballueshmit. Milan gjeti kundërshtarë Newcastle, Borussia Dortmund dhe PSG. Bardhekaltrit duhet të bëjnë llogaritë me Feyenoord, kampionë në fuqi të Holandës dhe protagonist i sezoneve të mira evropiane në vitet e fundit, Atletico Madrid, skuadra e vetme në këtë sezon që ka mposhtur Real Madrid dhe Celtic Glasgow, që, në kampionatin e tyre sigurisht jo të parezistueshëm, kanë fituar gjashtë ndeshje dhe barazuar një.

MURI I VERDHË

Milan dhe Lazio kanë nga një pikë në grupet e tyre përkatëse, rezultat i dy barazimeve në shtëpi kundër Newcastle dhe Atletico. Humbja sonte do të komplikonte rrugëtimin evropian, edhe pse ka shumë ndeshje përpara. Kuqezinjtë, përveç murit të famshëm të verdhë të Dortmund, e gjejnë veten përballë skuadrës që iu afrua fitimit të Bundesligës së fundit dhe që kryeson atë aktuale. Signal Iduna Park do të jetë një test themelor për të kuptuar pjekurinë e skuadrës së teknikut Pioli. Pa Krunic dhe Loftus-Cheek, formacioni është i bërë. Reijnders do të jetë regjisti i mbështetur nga Musah dhe Pobega. Ndërsa përpara, treshja titullare Pulisic, Giroud, Leao mbetet e palëvizur.

RREZIKU SKOCEZ

Lazio, vjen nga një fillim katastrofik i sezonit, me vetëm dy blitze që i bëjnë të buzëqeshin: fitorja në shtëpi ndaj Napolit dhe goli i Provedel në shtesën e ndeshjes së parë të Champions kundër Colchoneros. Rezultat i mirë sepse arritën të barazojnë një ndeshje që tashmë dukej e humbur, për më tepër në mënyrën më të papritur. Celtic Park sigurisht nuk është vendi më i qetë për të dalë nga kriza, veçanërisht tani që skocezët drejtohen nga Brendan Rodgers, ish-menaxheri i Liverpool. Rodgers llogaritet ndër “elitarët” mes trajnerëve britanikë. Sarri mbështetet te garda e vjetër, duke i dhënë hapësirë Vecino në organizimin e lojës me Kamada dhe Luis Alberto në krah. Përpara treshja titullare e përbërë nga Felipe Anderson, Immobile dhe Zaccagni.

Lexo më tej: Gafat e Onana janë tashmë një çështje: tifozët e United duan rikthimin e De Gea

KUSH KËRKON KONFIRMIMIN

Manchester City, PSG e Barcelona duan të vendosin diktatin e tyre në grupet përkatëse. Parisienët pasi mposhtën Dortmund në ndeshjen e parë, duhet të bëjnë llogaritë me transfertën e Neëcastle. Luis Enrique duket se i ka zgjidhur problemet për kampionët e Francës, që tani po prodhojnë futboll. Manchester City pastaj thjesht po shpejton të sigurojë vendin e parë. Pasi përmbysi Crvena Zvezda në Etihad, tani Guardiola pret të njëjtën gjë në Leipzig. Edhe Barcelona në Grupin H pret konfirmimin, por nuk ka një ndeshje të thjeshtë. Kundër Portis në Dragao nuk është kurrë e lehtë, pavarësisht se skuadra e Conceicao nuk është në momentin e saj më të mirë.

NDESHJET E MBRËMJES

Champions League Group E
18:45 Atletico Madrid – Feyenoord
21:00 Celtic – Lazio
Champions League Group F
21:00 Borussia Dortmund – AC Milan
21:00 Newcastle United – Paris Saint-Germain
Champions League Group G
21:00 FK Crvena Zvezda – Young Boys
21:00 RB Leipzig – Manchester City
Champions League Group H
18:45 Royal Antwerp – Shakhtar Donetsk
21:00 FC Porto – Barcelona



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *