• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Misteri si ndodhi aksidenti me 21 viktima në Itali (PAMJET)

Arkiva, Lajme, Të fundit
aksidenti



21 të vdekur dhe 15 të plagosur është bilanci nga aksidenti tragjik të autobusit që ra nga një mbikalim në Venecia të Italisë. Viktimat janë identifikuar të gjithë. Ata janë 9 shtetas ukrainas, 4 rumunë, 3 gjermanë, 1 kroat, 2 portugezë, 1 afrikano-jugor dhe shoferi italiane. Autobusi po kthehej në Marghera pasi kishte qenë në Venecia. Mes viktimave është edhe një i porsalindur, një 12-vjeçare dhe një vajzë e mitur.

Automjeti është përplasur pasi preku telat e energjisë elektrike, duke rënë rreth 15 metra. Ndër hipotezat e aksidentit është një sëmundje e papritur e drejtuesit të mjetit, por nuk mund të përjashtohet që shoferi të jetë shpërqendruar gjatë drejtimit të mjetit. Prokuroria Publike e Venecias ka hapur një hetim. Për sa u përket të plagosurve, deri më tani janë identifikuar 13 nga 15 personat e shtruar në spital. Ata janë 5 shtetas ukrainas, 4 gjermanë, 2 spanjollë, 1 kroat dhe 1 francez. 2 të plagosurit e fundit dyshohet se janë shtetas ukrainas dhe gjerman. Dy vëllezër austriakë të moshës 13 dhe 3 vjeç, fëmijë të njërës prej viktimave, u shtruan gjithashtu në spitalin e Trevisos.
4 pacientët e ndërgjegjshëm të shtruar në spitalin Angelo në Mestre “thonë shumë gjëra, kërkojnë informacion për të dashurit që ishin me ta. Ishin familje të tëra, gjyshër, nipër e mbesa, bashkëshortë. Të gjithë pyesin për familjen e tyre” – thotë Chiara Berti, drejtoreshë e spitalit. “Kjo ka ndodhur më pak se 24 orë më parë. Problemi i parë është shëndeti dhe më pas vjen gjithçka tjetër”, shtoi ajo.

Prokurori i Venecias Bruno Cherchi, duke bërë një bilanc të këtij aksidenti tha se: “Nuk ka shenja frenimi, as kontakte me mjete të tjera. Nuk ka rënë zjarr, as në automjet dhe as ka pasur rrjedhje gazi nga bateria e litiumit që shkaktoi zjarrin”. Cherchi shpjegoi gjithashtu se identifikimi i trupave të viktimave është i komplikuar, kështu që mund të përdoret testi i ADN-së.

Dëshmitë përjashtojnë se autobusi i aksidentuar ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi. Për shoferin është urdhëruar autopsia dhe analiza toksikologjike Përveç autopsisë së trupit të Prokuroria Publike e Venecias urdhëroi edhe analizën toksikologjike dhe të alkoolit në gjak. Një akt i domosdoshëm, i cili megjithatë do të shërbejë për të sqaruar më mirë dinamikën. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Prokurori pepino, e ka deklaruar se nuk ka patur rrjedhje gazi nga baterite e litiumit.!
    Si e ka verifikuar kete?
    Nuk ka shenja frenimi thote, por ne e psmme ne video sinjalet e frenave (dritat e kuqe) pervec deshmive te tjera qe deklarojne se autobuzi ka frenuar dhe ka bere veprime te cuditshme.
    E kane ndare mendjen, nuk eshte faji i autobuzit elektrik me peshe sa nje tank. Fajin do tja ngarkojne shoferit. Fundja ai i vdekur eshte, cdo ts gjeje me shume.
    Te shash mjetet elektrike sot, je njedoj si heretiket ne mesjete.

    1. Pse eshte elektrik autobuzi nuk do te thote se eshte teknikisht pa defekte. Nuk ka zbritur nga qielli! Ka shume raste ku automjetet elektrike perbejne rrezik per perdoruesit e rruges. Me siguri duhet te jete problem i sistemit autonom qe kane keto automjete. Duhet gjobitet firma e prodhimit dhe te kerkohet demshpreblim, heren tjeter do mendojne dy here kur te prodhojne automjete vrasese!

      1. Nuk është se ja kanë lënë fajin shoferit por po hetohet dhe nëse ka pasur ndonjë keqfunksionim të sistemeve të autobuzit.E vërteta është që ishte o ri dhe kolauduar një muaj më përpara. Shpejtësi nuk kishte sepse ishte i monitoruar në distancë. Shoferi me eksperiencë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *