• |
ide | kryesore

Reagon Meloni për tragjedinë në Venecia: Jam pranë çdo familjeje në dhimbje

Lajme, Të fundit
gazetarët



Giorgia Meloni Kryeministrja e Italisë ka reaguar menjëherë pas tragjedisë që ka ndodhur pasditen e sotme në Venecia. Meloni shprehet e tronditur për ngjarjen e rëndë, ku deri tani shënohen 21 viktima. E prekur nga ngjarja kryeministrja thotë ne deklaratën e saj se është pranë çdo familjeje dhe se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritete.

“Shpreh ngushëllimet e mia më të thella, personale dhe të gjithë qeverisë, për aksidentin e rëndë që ndodhi në Mestre. Ngushëllimet e mija shkojnë për viktimat, familjet dhe miqtë e tyre. Jam në kontakt të ngushtë me kryebashkiakun Luigi Brugnaro dhe me ministri Matteo Piantedosi për të ndjekur lajmet për këtë tragjedi.”, tha kryeministrja Giorgia Meloni në një deklaratë lidhur me aksidentin e tmerrshëm që ndodhi mbrëmjen e sotme në Mestre ku përfshiu një autobus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *