• |
ide | kryesore

SZA flet për romancën me Drake

Paparazzi



Këngëtarja SZA ka reflektuar për romancën e saj me reperin, Drake teksa bisedonte me Rolling Stone.

“Ne ishim vërtet të rinj,” tha këngëtarja për median. “Nuk ishte diçka serioze. Ishte si atmosferë rinore. Ishte kaq fëminore.”

Dyshja filluan të takoheshin menjëherë pasi SZA mbaroi shkollën e mesme, kur të dy po kalonin kohë në New York City. Pavarësisht se e mbajtën të fshehtë romancën e tyre për më shumë se një dekadë, Drake zbuloi lidhjen në këngën e vitit 2020, “ “Mr. Right Now.” “Yeah, said she wanna f—k to some SZA, wait / ‘Cause I used to date SZA back in ’08,” thuhet në tekst.

Pas këngës, SZA shkoi në Twitter për të vendosur rekord në afatin kohor të marrëdhënies së tyre.

“Në të vërtetë ishte viti 2009 lol,” shkroi ajo në Twitter në tetor 2020. Kushdo që më njeh vërtet dhe ishte pranë gjatë kësaj kohe, mund të konfirmojë se nga ana ime ka vetëm dashuri.”

SZA – e cila ishte 18 vjeç në atë kohë ndërsa Drake ishte 21 – vuri në dukje se donte të sqarohej kpasi nuk dëshironte që dikush të mendonte  se ajo ishte “e mitur” gjatë lidhjes.

Pavarësisht romancës së saj të shkurtër me reperin e “Hotline Bling”, këngëtarja e “Kill Bill” e ka mbajtur pjesën më të madhe të jetës private larg syrit të publikut.

Ndërkohë, Drake gjithashtu u shpreh së fundmi se do donte që të kishte mbajtur marrëdhëniet e tij të kaluara jashtë muzikës së tij. Ndërsa bisedonte me Lil Yachty në “Moody Conversations” , muzikanti  zbuloi se një nga keqardhjet e tij më të mëdha është përmendja e ish-ëve në këngë./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *