• |
ide | kryesore

47 liderë mblidhen sot në samitin e komunitetit politik evropian në Spanjë/ Osmani dhe Vuçiç përballë njëri-tjetrit

Lajme, Të fundit
Kosovës



Në Granada të Spanjës, 47 liderë evropianë dhe të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen sot në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian.

Të pranishëm do të jenë edhe kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Në deklaratën që pritet të publikohet në fund të samitit do të nënvizohet “shtimi i përkushtimit për zgjerimin e Bllokut”.

Një vëmendje të veçantë në këtë samit do të ketë situate e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë. Olaf Sholz, kancelari i Gjermanisë ka deklaruar se është e rëndësishme të gjendet një zgjidhje paqësore. Sipas mediave pritet që liderët evropianë të ulin në një tryezë presidentët e dy vendeve, Vjosa Osmani dhe Aleksandër Vuçiç.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *