• |
ide | kryesore

FOTO/ Gjest i papritur nga tifozët grekë: “Kosova është Shqipëri”

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kosova



Një banderolë me mbishkrimin “Kosova është Shqipëri” është shfaqur mbrëmjen e kësaj të enjteje në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Opap Arena” të Athinës mes skuadrës së AEK-ut vendas me holandezët e Ajax e vlefshme për grupet e Europa League.

Sapo ajo u shfaq ka bërë që stadiumi të shpërthejë në duartrokitje dhe brohoritje nga të pranishmit. Banderola është hapur nga një grupim tifozësh i quajtur “Original 21”.

Sipas mediave greke ky qëndrim i tifozëve të AEK ishte një përgjigje ndaj rivalëve të Olympiakos që pak javë më parë shfaqën një banderolë ku shkruhej “Kosova është Serbi’, e cila mori kritika të shumta. ©LAPSI.al

Në mes të Athinës, tifozët e AEK-ut tërbojnë



4 Comments

  1. Me të vërtetë diçka e jashtëzakonshme dhe kuptimplotë.Gjaku arbëror i arvanitasve po rigjallerohet sepse siç thotë një fjalë fjalë e urtë ai nuk bëhet ujë. Në Athinë jetojnë një pjesë e madhe e tyre dhe këtë e kam nga eksperienca personale pasi kam kaluar një kohë 5 vjeçare atje.Vetedijen e kishin dhe gjithmonë e tregonin me ne në të gjitha format dhe kryesisht me mbështetjen e tyre. Madje gjithmonë flisnim shqip.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *