• |
ide | kryesore

Mario Lopez zbulon intervistën e sikletshme me Ben Affleck

Paparazzi



Mario Lopez dikur pati një intervistë “shumë të sikletshme” me Ben Affleck sepse prezantuesi televiziv “nuk ishte i përgatitur” për këtë punë.

“Një herë kur intervistova Ben Affleck për një film … nuk doja ta bëja sepse nuk isha i përgatitur,” tha Lopez për Us Weekly. “Dhe ata thanë: “Ne nuk kemi njeri, ju duhet ta bëni atë.” Unë thashë: “Oh, Zot.”

Alumi i “Saved By the Bell”,shkroi me nxitim pyetjet, por aktori i “Gone Girl”  e kuptoi se  ai nuk ishte përgatitur. “Ai po më shikonte [si], ‘Ti nuk e ke parë këtë, nuk e di se për çfarë po flet’”, tha Lopez për revistën.

Megjithëse Lopez tregoi  se Ben u tregua mjaft i mirë pavarësisht bisedës së dështuar, drejtuesi i “Access Hollywood” tha se “ndihej shumë keq” sepse e dinte që Affleck ishte në dijeni të situatës. “Ai mund të shihte përmes meje! Dhe nuk do ta harroj kurrë këtë”.

Lopez arriti sukses në Hollywood kur mori rolin e A.C. Slater në sitcom të viteve ’90 “Saved By the Bell”. Karriera si prezantues filloi pasi shfaqja e humorit përfundoi në 1992, dhe që atëherë ai ka qenë drejtues i programeve të tilla si “The X Factor” dhe “America’s Best Dance Crew”, si dhe ka intervistuar personazhe të famshëm duke përfshirë Taylor. Swift, Brad Pitt dhe Chris Pratt./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *