• |
ide | kryesore

Ministrja e Jashtme gjermane: Provokimet e palës serbe nxehën situatën në Banjskë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ka folur sot në konferencën e përbashkët me ministrin e Jashtëm Igli Hasani dhe komisionerin Varhelyi për sulmin në Banjska.

Baerbock i ka konsideruar sulmet në veri të Kosovës u bënë nga një bandë terroristësh. Ajo u shpreh se provokimet e Serbisë duke shtuar praninë e forcave ushtarake në kufi, nxehu situatë.

Ministrja gjermane theksoi se çelësi i zgjidhjes së konfliktit është në Beograd dhe Prishtinë, duke shtuar se dy vendet “s’kanë asnjë alternativë tjetër përveçse të angazhohen në zbatimin e marrëveshjes së Ohrit”. 

“Provokimet e palës serbe përmes rritjes së forcave ushtarake, e kanë nxehur më tepër situatën. Presim prej qeverisë serbe që të çojë para proceset hetimore dhe të kontribuojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Situata është aq e tensionuar, sa është rritur prania e KFOR. qëndrojmë vigjilentë. Çelësi i zgjidhjes së konfliktit është në Beograd dhe Prishtinë.

Nuk kanë asnjë alternativë tjetër përveçse të angazhohen në zbatimin e marrëveshjes së Ohrit”, tha Baerbock.

Ministrja Baerbock deklaroi se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE dhe dhe se duhet të përshpejtohet ritmi i anëtarësimit.

“E ardhmja e tyre gjendet në Europë. Ata do gjejnë një rrugë drejt Evropës, të gjithë duhet të përshpejtojmë ritmin e anëtarësimit në BE”, u shpreh ajo.



3 Comments

  1. Celsi ka qene ne Beograd,por fatkeqsisht Vucici dhe Pashiq Rama e kane fshehur diku ne Novi Sad.
    Por asht lajm i mire se po i deshifroni sakte mashtrimet e Vucicve dhe Pashiqvealbanac.

  2. Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Angelo Michele Ristuccia, ka thënë këtë të premte se së shpejti në Kosovë do të arrijnë trupa shtesë nga Rumania, përveç përforcimeve të fundit të Britanisë së Madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *