• |
ide | kryesore

Shkëputet ashensori në pallatin në ndërtim në Tiranë, vdes një 58-vjeçar

Lajme, Të fundit
Sherr në Cërrik, procedohen babë e bir dhe 3 vëllezër



Humb jetën një 58-vjeçar në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur pasi një ashensor tek ish-Fusha e Aviacionit si rezultat i një defekti, ka rënë nga kati i parë, në katin e nëndheshëm.

Mësohet se viktima ishte denoncuar në polici si i larguar nga banesa nga familjarët.

Më datë 08.10.2023, rreth orës 11:30, tek ish-Fusha e Aviacionit, dyshohet se si rezultat i një defekti, ka rënë nga kati i parë, në katin minus një, ashensori i një pallati në ndërtim e sipër.
Si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi T. M., 58 vjeç, për të cilin kanë kallëzuar familjarët, se ditën e djeshme nuk është kthyer në banesë”, njofton zyrtarisht policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *